Botërori, prodhuesite birrës shtojnë sasinë
JOHANESBURG- Prodhuesi më i madh i birrës në Afrikën e Jugut ‘SAB’ thotë se do të prodhojë më shumë birrë se zakonisht për të përballuar kërkesën e adhuruesve të futbollit gjatë Kupës së Botës. Vizitorët dhe adhuruesit e futbollit nuk do të rrezikojnë të mbeten pa birrë gjatë këtij turneu një mujor.
Një sasi e kufizuar e birrës lokale e cila mbështet kombëtaren e vendit dhe njihet me emrin Bafana Bafana është prodhuar tashmë. Një milion shishe alumini janë sasia e parë e hedhur tashmë në treg. Ky edicion i denjë për një koleksionist është prodhuar në sasi të kufizuar ndaj do të shitet vetëm në disa dyqane e bare të përzgjedhur.
Qindra adhurues të futbollit kanë nisur të mbërrijnë në këtë vend në prag të nisjes së turneut të premten e ardhshme duke shijuar ndërkohë birrën vendase.
Kjo kompani, e cila prodhon rreth nëntë apo dhjetë shishe nga tërësia e birrës që prodhohet në Afrikën e Jugut, parashikon një rritje të shitjeve prej pesë përqind gjatë turneut. Por ajo do të jetë në gjendje t’i përmbushë kërkesat shtesë për rreth 30 milion shishe sepse dimri në këtë vend është periudha me shitjet më të pakta. "Jemi tepër të ngazëllyer nga shtimi i kërkesave për birrën tonë pasi kjo do të jetë një mundësi e përkryer për t’i dhënë hov të ri prodhimit të saj. Kështu do kemi mundësi të kompensojmë shitjet e pakta gjatë periudhës së dimrit" tha Alastair Heuitt, administratori i përgjithshëm i kompanisë.
(e.n/news24/BalkanWeb)