E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE: Privatizohen objektetshtetërore që nuk përdoren

TIRANË- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të hartojë një listë me të gjitha ndërmarrjet apo shoqëritë tregtare tërësisht shtetërore, që janë braktisur apo nuk përdoren nga institucionet, pasi ato do të privatizohen. Këshilli i ministrave ka miratuar dje procedurat që duhen ndjekur për të relaizuar shitjen e këtyre aseteve. Ministria do t’i kërkojë pushtetit vendor apo institucioneve të qeverisjes vendore informacion për gjendjen e këtyre objekteve, si dhe mendim për privatizimin e tyre.

Më pas, do të ngrihet komisioni i vlerësimit të pronës shtetërore, të përbërë nga ekspertë kontabël. Gjithashtu, informcion lidhur me cmimin e tokës, mbi të cilën janë ngritur objektet që do të privatizohen do të merret nga Agjencia e Kthimi dhe Kompensimit të Pronave. Përsa i përket rasteve kur ndërmarrja që do të privatizohet nga borxhe apo kredi, atëherë këto detyrime i kalojnë shtetit. Ndërsa kur bëhet privatizimi i pjesshëm i ndërmarrjes shtetërore, detyrimet debitore dhe kreditore të ndërmarrjes i kalojnë për ndjekje administratës për pjesën që mbetet shtetërore.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›