E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria i rikthehetprojektit të trenitelektrik

TIRANE- Qeveria shqiptare i rikthehet projektit të trenit elektrik. Berisha ka pranuar sot që financimin e projektit të studimit të fiziblitetit për hekurudhën Tiranë-Durrës, i cili përfshin dhe aeroportin e Tiranës ta kryeje Banka Europiane për Rindertim dhe Zhvillim. Kryeministri Berisha ka takuar sot drejtorin për vendet e Ballkanit Perendimor të BERZH Claudio Viezoli ku vlerësoi kontributin e kësaj banke në financimin e projekteve sic është rehablitimi i rrugës Fier-Tepelenë, projekti i zhvillimit të rrugëve bashkiake, projekti Levan-Vlorë, TEC i Vlorës, Porti i Durrësit etj.

Historia e projektit të trenit elektrik ka nisur vite më parë qysh në kohën e ish-kryeministrit Nano dhe ish ministrit të transproteve Spartak Poci. Në 2005 qeveria shqiptare e sapo dalë nga zgjedhjet dhe e kryesuar nga Berisha prishi në mënyrë të njëanshme kontratën me kompaninë amerikane “General electric” cështje e cila i kaloi në 2008 Gjykatës Ndërkombëtare të arbitrazhit e cila gjobiti Shqipërinë me 20 milion dollarë.

Projekti i trenit elektrik përfshinte ndërtimin e një hekurudhe të re 38 kilometra të gjatë që do të lidhte Tiranën me Durrësin e më pas me Golemin. Bashkë me hekurudhën parashikohej edhe ndërtimi i infrastrukturës përfshirë sinjalistikën dhe sistemin e telekomunikacionit që mendohej të montohej në vagonët dhe stacionet e trenit. Krahas kësaj, parashikohej edhe ndërtimi i një degëzimi rreth 6 kilometra të gjatë që do të lidhte hekurudhën me aeroportin "Nënë Tereza". Më një shumë totale rreth 75 milionë dollarë, projekti parashikohej të përmbyllej brenda një periudhe kohore 2 vjeçare duke filluar më pas shfrytëzimin e saj.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›