E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Mandatii EULEX, shkurtonrrugën e integrimit në BE

PRISHTINë- Mandati i EULEX-it është në politikat e përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe kjo prezencë ndërkombëtare është rast i Kosovës për të shkurtuar rrugën drejt integrimit në BE, tha sot Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu.
Në një deklaratë për media pas takimit me kryetarët e komunave të Kosovës, Presidenti Sejdiu ka komentuar vendimin e djeshëm të Bashkimit Evropian për vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it deri në qershor të vitit 2012.

“Ne e kemi ftuar EULEX-in në Kosovë, që të jetë mbështetës i rëndësishëm në realizimin e politikave tona si shtet i ri dhe besoj se kjo mbështetje do të jetë vetëm në kuptimin pozitiv”, tha Presidenti Sejdiu. “Ne duam të jemi në Bashkimin Evropian sa më shpejt. është rast i yni që të shfrytëzojmë prezencën ndërkombëtare për të shkurtuar rrugën”, theksoi ai.

I pyetur rreth hetimeve që po bën misioni EULEX në Kosovë, Presidenti Sejdiu u shpreh se “unë mbështes gjithmonë zbatimin e plotë të ligjit dhe vënien në shënjestër të gjithë personave që mund të kenë vepruar në kundërshtim me ligjin. Në këtë kuadër edhe në luftimin e korrupsionit”.
“Institucionet e vendit duhet të bëjnë punën e vet të suksesshme, por edhe mbështetja e EULEX-it është e domosdoshme, në këtë aspekt, në pjesën e mandatit që ka. Dhe ekziston një bashkëpunim i mirë”, shtoi ai.

Në takimin me kryetarët e komunave të Kosovës, Presidenti Sejdiu i ka siguruar ata për mbështetjen e plotë dhe të vazhdueshme për realizimin e projekteve që kanë, ndërsa ka kërkuar prej tyre që të jenë aktorë të rëndësishëm në rolin e tyre ligjor dhe kushtetues.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›