E Diel, 1 Nëntor 2026

Botërori, tani është Argjentina favorite



Katër gola dhe një fitore e sigluar me shumë lehtësi. Kaq është dashur që bastexhinjtë të ndryshojnë menjëherë kurs. Prej dje Argjentina e Diego Maradonës është kthyer në favorite kryesore për fitimin e Kupës së Botës. Kuotat për të kanë rënë deri në 5 nga 6 që e kishte në fillim të kampionatit. Ndërsa ka më shumë skepticizëm për Spanjën dhe Italinë dy skuadra këto që prodhuan lojë në ndeshjen e para por nuk arritën të korrnin rezultat. Madje iberikët janë më keq akoma pasi humbën ndeshjen e tyre me zviceranët dhe me këtë rast kuotat për ta janë rritur nga 4.5 në 7.5. Ndërkaq rritje ka pasur për Gjermaninë edhe pse për ekipin e Lëv pritet konfirmimi pas ndeshjes së dytë në grup.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›