E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nigeria i fal fitoren Greqisë



Greqia arriti fitoren e parë në historinë e saj në Kampionatin Botëror, duke mundur 2-1 Nigerinë, që nga ana saj edhe pse shënoi e para, e mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë. Për formacionin helen shpresat matematikore për t'u kualifikuar janë ende të gjalla, por në ndeshjen e fundit skuadra e drejtuar nga Oto Rehagel do të përballet me Argjentinën, që nga ana e saj ka gjashtë pikë të plota. Uçe i Nigerisë shënoi në minutën e 16-të pas një gjuajtje të lirë nga një distancë e largët, ndërkohë që Kaita në minutën e 33-të Kaita u ndëshkua me karton të kuq për një veprim të panevojshëm. Me superioritetin numerik në fushë, Greqia sulmoi fort, dhe pas dy rasteve të humbura gjeti golin me anë të Salpingidhisit në minutën e 44-t. Vasilios Torosidis me golin e tij në minutën e 71-të i garantoi fitoren historike Greqisë, e para pas pesë ndeshjeve të luajtura në Kupën e Botës, përfshirë dhe ato në Botërorin "SHBA 1994", ku i humbi të tri ndeshjet, një prej tyre me Nigerinë (2-0).

skeda

Greqi-Nigeri 2-1

Shënues: Salpingidis 44', Torosidis 72'/ Uçe 15'
Kartonë të verdhë: Papastatopulos, Tziolis, Samaras, Obasi.
Karton i kuq: Kaita 33'

Gjyqtar: Oskar Ruiz (Kolumbi)

Greqia: Tzorvas, Kirgiakos, Vintra, Papadopulos, Torosidis, Tziolis, Papastatopulos (81' Samaras), Katsuranis, Karagunis, Gekas (79' Ninis), Salpingidis. Trajner: Rehagel.

Nigeria: Eniema, Odiah, Shitu, Jobo, Taivo (56' Eciejile, 77' Afolabi), Kaita, Etuhu, Haruna, Uçe, Odemuingie (46' Obasi), Jakubu. Trajner: Lagerbak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›