E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botohen “Interpretimet gjyqësore të Kodit të Procedurës Penale”

 

TIRANE – Një libër që përmban interpretime gjyqësore mbi Kodin e Procedurës Penale është botuar dhe hedhur në qarkullim nga Gentian Trenova, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. Në 497 faqe, libri përmban interpretimet që i janë bërë Kodit të Procedurës Penale në vite nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë në Republikën e Shqipërisë. “Këto  interpretime gjyqësore janë marrë në formë ekstraktesh nga vendimet gjyqësore dhe janë përfshirë pas dispozitës konkrete, e cila është interpretuar lidhur me çështjen konkrete që është gjykuar”, shprehet autori i librit, i cili që nga viti 2005 kur përfundoi Magjistraturën ushtron detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. Libri ofron në mënyrë praktike për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët interpretime për qëndrimet e mbajtura nga gjykatat për çështje të ndryshme të gjykuara prej tyre në vite. “Interpretime gjyqësore të Kodit të Procedurës Penale”, përbën edhe një pikënisje të mirë për studiuesit pasuniversitarë dhe lektorët, të cilët mund të ndihmohen gjatë bërjes së temave të tyre, për të nxjerrë shembuj konkretë dhe për të mbajtur qëndrimet e tyre kritike apo doktrinale krahasuese me praktikat e gjykatave të huaja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›