“Eagle Mobile” hedh në treg ofertën e re për të rinjtë
Kompania celulare “Eagle Mobile” ka hedhur në treg ofertën më të re për të rinjtë ‘Rinirig’. Sipas kësaj oferte, abonentët e “Riniring”, pa paguar asnjë tarifë fikse mujore dhe duke bërë një rimbushje të thjeshtë prej 800 lekësh brenda grupit pa asnjë kufi mund të flasin 1 minutë, duke paguar 3 lekë dhe të dërgojnë 1 SMS me vetëm 1 lek. Po ashtu, anëtarët e tarifës “Riniring”, do të mund të flasin me tarifa shumë të përshtatshme edhe me abonentët e operatorëve të tjerë të komunikimit në Shqipëri. Por surprizat e kësaj kompanie nuk përfundojnë me kaq. “Riniring” dërgon plot 1000 persona në koncertin e Madonës në Budva. Drejtori i Përgjithshëm i “Eagle Mobile”, Ali Taskin, në një deklaratë bërë në lançimin e “Riniring”, tha se “Kjo tarifë shumë e përshtatshme është një vepër e ekipit të ri, dinamik dhe kreativ të “Eagle Mobile”. Shokët tanë duke përgatitur “Riniring”-un, menduan se cila do të ishte tarifa rinore, që do të na përshtatej në radhë të parë në bazë të kërkesave dhe dëshirave tona individuale. Dhe në fund, doli në dritë një tarifë krejt e veçantë, që do t’i bëjë abonentët tanë të ndihen të tillë, dhe nuk pranuam që të vendosnim një kufi moshe për këtë tarifë dhe thamë se ‘është tarifa e të gjithë atyre që ndihen të rinj’. Ka një pikë që ne e nënvizojmë përherë: familja e “Eagle Mobile”, me qëllimin e saj të mirë dhe punën e palodhur, ekziston për t’i dhënë shërbimin më të mirë popullit shqiptar”. Sipas tij, në një kohë shumë të shkurtër, ata morëm mbuluan me sinjal 96 % të popullsisë së vendit, ndërtuan rrjetin e shpërndarjes dhe hapën dyqanet e “Eagle Mobile”. “Dhe që nga kjo ditë e në vijim, dyqanet tanë do të vazhdojnë të hapen në çdo kënd të Shqipërisë”, tha Taskin në fjalën e tij.