E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegin shkurret, digjen 30 m hekurudhë

 

LEZHE - Trarët e shinave të trenit përfshihen nga flakët, duke sjellë kaos në udhëtimin e pasagjerëve të trenit Tiranë-Shkodër. Rreth 150 pasagjerë që zgjodhën linjën hekurudhore për të arritur në destinacion kanë pritur në ankth ndërsa shihnin flakë në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, si një rast i paprecedent i mëparshëm. Sipas pasagjerëve që kanë udhëtuar me këtë tren, në fshatin Baçel, ndërmjet Lezhës dhe Shkodrës, zona në afërsi të linjës hekurudhore ishte e përfshirë në flakë dhe tym. Po kështu në një gjatësi rreth 30 metra kishin marrë flakë edhe trarët e hekurudhës. Fatmirësisht makinisti ka vënë re flakët nga larg, duke mundur që të frenojë disa metra më tutje. Rreth 1 orë e gjysmë ka zgjatur aksioni i shuarjes së zjarrit dhe riparimi i defektit në linjën, duke mundësuar nisjen e udhëtimit. Dyshohet se vënia e zjarrit në tokat e banorëve pranë shkaktoi përhapjen e flakëve drejt trasesë së hekurudhës.              r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›