Portreti krijues i një shkrimtareje
Ajo shkruan poezi, por ka provuar të rrëfejë shpirtin edhe nëpërmjet prozës. Flet për letërsinë, e do atë... joshet prej ndikimit të saj. Miranda Haxhia flet për letërsinë e kohëve tona, për atë të brezit të ri, që pret të njihet me lexuesin, por edhe për atë të brezit të shkuar. Për shkrimtarë që mbeten të mëdhenj pavarësisht se çfarë na servirin, e për shkrimtarë të ngecur mes kufirit "para dhe pas viteve ‘90". Ajo sjell përvojën personale, të një shkrimtareje femër, të një letërsie të brishtë e njëkohësisht të fortë e të guximshme. Miranda ka lindur në Berat. Përvojën e saj e ka të ndërthurur mes gazetarisë dhe letërsisë. Tre vite pas botimit të vëllimit me tregime "E verdha e korrikut", ajo prej pak kohësh është paraqitur para lexuesit me romanin "Gruaja në muzg".
Çdo të thotë të jesh shkrimtar në Shqipëri?
Të jesh shkrimtar në një vend ku letërsia është shumë e përfolur, e përgojuar, e cila shëtit ende me "kufomën" e soc-realizmit mbi supe, apo është në nivel të dëshirueshëm, ku ka shumë shtëpi botuese, por ku lexuesit janë gjithmonë e më pak, ku pjesa më e madhe e njerëzve nuk lexon, është, ose një akt mazokizmi, ose një akt vetëvrasjeje, ose një akt rebelimi ndaj realitetit. Në këtë sens, mund të flitet për një lloj rebelizmi. Për të arritur në këtë përfundim, i referohem faktit se në letërsinë time është një lloj disidence e brendshme. Që do të thotë të krijosh botë të tjera në një mënyrë për të thënë që kjo botë nuk është e mjaftueshme, që kjo botë nuk arrin të tresë gjithë ushqimet, gjithë dëshirat, gjithë frymëzimet, gjithë ambiciet që i përkasin.
A ka vend për mjeshtërit e mëdhenj në një njeri që aspiron të bëhet shkrimtar?
Midis shkrimtarëve të mëdhenj janë ata që në një pikë të caktuar kanë ndërruar kursin e narrativës, mënyrën e të treguarit. Ne shkruajmë, jo vetëm duke u nisur nga disa shenja të veçanta, por edhe duke u nisur nga një determinim obsesionesh dhe është e mundur që fantazmat e shkrimtarëve të mëdhenj të tjerëve nuk u shërbejnë për asgjë. Ndonjëherë shkrimtarët që nuk konsiderohen të mëdhenj janë më të dobishëm për ne, për tipin e shkrimtarit që duam të bëhemi. Është diçka që zbulohet papritur. Papritur zbulon se ke një traditë pas vetes që të shoqëron në momente të veçanta.
Cila formulë e përcakton një tip shkrimtari?
Besoj se është shumë e vështirë të krijosh një ligj universal të vlefshëm në formacionin e një shkrimtari, sepse nuk është shkrimtari, por shkrimtaret dhe shkrimtarët ndjekin zhvillimin njerëzor. Asnjë shkrimtar nuk lind i tillë, por formohet në pjesën më të madhe prej shkrimtarëve të tjerë. Secili që do të jetë shkrimtar, shpesh nuk e di çfarë tipi shkrimtari do që të jetë. Por është një proces i gjatë, i bërë nga tentativa dhe kërkime drejt vetvetes dhe ndonjëherë nuk arrin të gjesh gjithçka, por të paktën fillon të orientohesh.
Si ndërhyn leximi te ju?
Përpara se të jesh shkrimtar, je lexues. Dhe veç të tjerash, vokacioni letrar lind duke u nisur nga leximi dhe nga kënaqësia e të qenit i ngarkuar. Një nga gjërat më të mira që më kanë ndodhur në jetë është se kam mësuar të lexoj. Ajo mënyrë më ndau shumë nga realiteti i zakonshëm. Në përgjithësi mendoj se leximi është mësimi më i madh për shkrimtarët.
Nga ndryshon leximi që bën një shkrimtar nga lexuesi i zakonshëm?
Nga puna e rrëfimtarëve të tjerë, tregimtari mëson anët më të rëndësishme të kësaj pune, shkrimtarisë. Kur lexon një krijim të mirëfilltë letrar, ajo që kërkon, ajo që dëshiron intensivisht është në një farë sensi të humbasësh arsyen, e lexon atë histori sikur ta jetoje vet, dhe kjo ndodh kur historia arrin të shuajë përfundimisht distancën mes lexuesit dhe asaj që lexon. Kur një libër e ruan këtë efekt, bëhet fjalë për një libër të madh: është një libër që të emocionon, që e kujtojmë, që zapton kujtesën tonë. Por nuk është ky lloj leximi që të mëson të bësh letërsi. Nuk është ky lexim që të mëson teknikën, mënyrën e përdorimit të gjuhës, apo mënyrën e ndërtimit të historisë derisa historia apo fabula të jetë në rrugën e saj, derisa personazhet të kenë relievin e tyre, derisa ajo që do ndodhë të jetë e pakthyeshme. Pra, një lexim i pavarur për të shijuar atë që lexon.
Diktatura dhe diktatori. Sa e ngacmon krijimtarinë e shkrimtarit shqiptar? Pse?
Tema e diktatorit ka zgjuar një tërheqje mbi mua deri sa isha e re. Brezi im e ka njohur diktaturën. Dhe ende nuk janë bërë aq vite në demokraci sa në diktaturë. Kështu që tema e diktaturës është prezente në krijimtarinë time. Unë përfundova së qeni fëmijë, kalova një rini të formatuar sipas modelit socialist diktatorial, dhe pikërisht ky sistem shënjoi përfundimisht momentin e tranzicionit tim mendor. Kjo provokonte një lloj psikoze, një lloj statusi të shpirtit pothuaj depresiv, dhe që atëherë e dija që do të shkruaja një roman mbi atë se ç‘do të thotë të jetosh në atë gjendje, si është të jetosh në një diktaturë që ka një moral thellësisht imoral. Duke qenë shumë tip i vështirë në pëlqyeshmëri dhe në mendime, filloi të ravijëzohej adoleshenca ime si "dele e zezë" e familjes. Më ruanin mos bëja ndonjë proçkë dhe proçka kishte të bënte me mendimet ndryshe dhe shprehjen e tyre hapur. Kujdesin e tyre për të më ruajtur e kam dalluar si dhunë të fortë psikologjike, që ka traumatizuar gjithë rininë time. Shkrova një shkrim për gazetën "Kushtrimi" të Beratit, kur isha 14 vjeç. Jo vetëm që nuk u botua, por e thirrën tim atë në ish-Komitetin e Partisë dhe e qortuan për mua. U detyrova t‘i premtoja se nuk do shkruaja më kurrë. Më dogjën ditarin. Për një kohë të gjatë, filozofia ime ishte si në gjendje kome. Diversiteti në gjykim po trysnohej nga një pamje gënjeshtare e realitetit. Dhe më duhet shumë kohë derisa të botoj këtë roman, që është shkruar në mendjen time, ka kohën e vet të dimensionuar, personazhin e vet dhe deformimet e ndryshme të prezantuara falë fantazisë dhe imagjinatës herë-herë regresive deri në autosugjestion të dhunshëm e hera-herës depresiv. Është romani i një burri dhe një fëmije. Burri me peshën e diktaturës, fëmija me peshën e një familjeje të prishur. Por kjo kërkon prej meje pjekurinë e duhur profesionale në fushën e shkrimtarisë. Libri nuk përkon me mbjelljen dhe korrjen e grurit!
A është romani një pjesë jete?
Disa përbërës që e bëjnë një roman të jetë roman janë konfirmimi i plotë i historisë, një strukturë kohore e rëndësishme, por që nuk është jeta. Romani nuk është jeta, romani është roman. Ka një jetë, po, por një jetë romaneske, një jetë të imagjinuar. Është një jetë e krijuar, sepse midis shumë gjërave të tjera, romani ka një kohë të krijuar që nuk është koha e jetës, në të cilën jetojmë.
Le të kthehemi te letërsia jonë. Çfarë ju bën përshtypje? Ju kritikoni ashpër?
E para, aroma mbytëse e asaj "kufome" që përmenda më sipër, estetika soc-realiste është ende mbizotëruese në shumë krijime dhe shkrimtarë, por nuk i shpëton paragjykimit edhe letërsia që nuk ka të bëjë më këtë paçavure ideologjike. Këtu flitet për shkrimtarë të mëdhenj, jo për libra të mëdhenj. Këtu flitet pa e lexuar romanin dhe i thuren lavde. Njohës të mirë të letërsisë pëshpëritin me frikë nëpër tavolina p.sh. se romani "Darka e gabuar" është një riciklim i pjesshëm i "Kronikë në gur", se nuk është ashtu si po mitizohet, por ballazi dalin sloganet: - shkrimtari madh... romani më i mirë i shekullit etj. etj. Kam shkruar me bindje se romani "Te porta e Shën Pjetrit" i Kongolit nuk është letërsi e mirë, por një kronikë televizive, por duhet të pranoj se romani "Jeta në kuti shkrepse" është letërsi e mirëfilltë, e bukur, cilësore dhe mbresëlënëse në shumë plane. Janë të pakët ata që konfirmojnë se Koço Kosta ka bërë një roman të mrekullueshëm që nuk e lexon përditë. E për këtë iu deshën shumë vite punë. Romani i Diana Çulit "Engjëj të armatosur" është libri më i mirë prej saj, nga ato që kam lexuar, por shumë pak jehonë ka pasur në media. I vetmi roman që iu bë servis i plotë marketingu e shkoi në raport të mirë cilësia e romanit me shitjen ishte i Ben Blushit "Të jetosh në ishull". Duket sikur njerëzit që merren me letërsi kanë frikë nga suksesi i një autori tjetër! Këtu secili flet për veten dhe mburr vetëm librin e tij! Ne flasim për lexuesin e këtushëm. Dhe ai është skeptik për letërsinë e mirë. Ka të drejtë. Sa ka të drejtë? Mungojnë alternativat. Janë shumë letrarë të rinj, esordientë, që bëjnë letërsi të mirë, por emrat e tyre mbyten nga megalomania e të mëdhenjve. Nuk i beson as gazetari më i thjeshtë i kulturës në një faqe të parafundit gazete! Se emri i tyre nuk është asgjë, pavarësisht letërsisë.
Ju provuat me një roman. Pak nga pak, ai po gjen rrugën e tij. A ju pëlqeu kjo përvojë?
Nuk është puna më e mirë që kam dashur të bëj. Ndoshta jam në atë fazë ku kërkoj rrugën drejt vetvetes. Megjithatë, jam e qartë se kam dashur të sjell një kompozicion të cilin lexuesi duhet ta krijojë pak nga pak, me pasion, inteligjencë dhe kërshëri. E rëndësishme është që pas tregimeve provova një eksperiencë të re. Ajo nuk është fundi, as kulmi. E vetmja frikë që kam është se mos më kap sindroma e shkrimtarëve që të shajnë kur kritikon librin e tyre dhe të buzëqeshin kur ua lëvdon. Jam përpjekur të rri larg këtyre ndjesive. Toleranca e debatit ndryshe është e panjohur ndër sojin tonë. Dua të dëgjoj shumë vërejtje për letërsinë që bëj, por është shumë e vështirë të bindësh njerëzit të lexojnë sot!