Gjinushi: Pse do fitojë e majta
Kreu i socialdemokratëve, Skënder Gjinushi, shprehet qartazi se koalicioni nën drejtimin e Partisë Socialiste do të arrijë të fitojë zgjedhjet qoftë edhe pa LSI-në e Ilir Metës. Në një intervistë për "Shqip", ai vlerëson se tanimë elektorati i majtë e ka të qartë zgjedhjen dhe nuk mund të gabojë sërish si në vitin 2005. Gjinushi kritikon pozicionimin e lëkundur të ish-kryeministrit Ilir Meta teksa shton se çdo veprim ka një kosto. Në këndvështrimin e Gjinushit, faktori i LSI pas zgjedhjeve parlamentare nuk do të jetë i ndjeshëm dhe as pengues për formimin e një qeverisjeje të majtë.
Zoti Gjinushi, vetëm 5 muaj e gjysmë na ndajnë nga zgjedhjet. Si e konsideroni klimën politike në vend?
Klima politike është shumë e keqe për shqiptarët në planin e situatës në të cilën ata ndodhen në planin ekonomik e social, por ajo është e favorshme të paktën për perspektivën. Pra, kjo qeveri është në muajt e fundit të saj dhe në fakt, duhet të kishte ikur më parë. Përpara çdo shqiptari ajo rezulton e dështuar, e korruptuar, e inkriminuar, e paaftë totalisht. Ka dështuar në atë çka është teza e suksesit apo mossuksesit të një qeverie dhe që ka të bëjë me rritjen ekonomike. Pas shumë presioneve që duken qartazi, më gjithë tentativat ekstreme për manipulim të shifrave, Berisha e mbylli këtë katërvjeçar me një rritje ekonomike më të ulët se në ato të 2001-2008 dhe shumë larg premtimeve. Duhet të kuptojmë të gjithë se fakti që nuk ka kaluar 6%, por ka rrahur te 5.5% është një miliard euro më pak prodhim në katër vite. Së dyti, është fytyra e munguar sociale e qeverisë, pasi ajo ka goditur shtresat me taksën e sheshtë. Kjo ka bërë që edhe rritja e pagave dhe pensioneve në vlerë reale të jenë të pavërtetë. Rritja e pensioneve nuk ka qenë në ritmin normal, por është mbajtur te 5% qëllimisht, pasi kjo kategori voton për të majtën. Ashtu sikurse është bërë me statusin e ushtarakut, veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve. Qeveria nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e saj të mëdha pa hyrë në detaje. Në vlerë absolute, të punësuar rezulton të ketë shumë më pak se vite më parë, pra papunësia është pothuajse në ato nivele. Sa u takon reformave, ju vu kapak me dështimin total të qeverisë edhe në reformën e drejtësisë. Kur u fillua të hidhej diçka në tavolinë para gjashtë muajsh, u denoncua nga ambasada amerikane dhe organizmat e tjera si një lojë për të goditur institucionet. Rrjedhimisht, nga një paketë reforme u katandis vetëm në një projektligj, sigurisht i përmirësuar nën presion, por që as s‘e forcon e as s‘e dobëson prokurorinë. Të vetmen gjë që Berisha kupton me këtë reformë është goditja e institucioneve në mënyrë antikushtetuese dhe selektive. Sot nuk kemi asnjë institucion që të mos ketë pasur fatin të goditet me amendamente antikushtetuese. Sa u takon zgjedhjeve, Berisha dështoi në superpremtimin e tij që zgjedhjet e vitit 2007 do ishin më të mirat e 15 viteve. Gjithë këto dështime kanë bërë që çdo shqiptar ta shohë veten të neglizhuar nga politika, ta shohë veten më të varfër dhe pa perspektivë. Situata ekonomike në Shqipëri është një situatë krize dhe ndaj nuk na prek shumë kriza botërore, sepse "kur bie epidemia në fshat, varrezat nuk rrezikojnë gjë".
Këto muaj kaluan një sërë nismash konsensuale, në fakt a mund të cilësohet tashmë i mbyllur bashkëpunimi pozitë-opozitë?
Ne e kemi parashikuar dhe paralajmëruar se me këtë shumicë nuk bëhen reforma, pasi ajo nuk do. Berisha nuk është për reforma, nuk bashkëpunon me institucionet, por përdor korrupsionin për t‘i goditur ato. E vetmja reformë që mund të bënte kjo qeveri ishte reforma zgjedhore si diçka e domosdoshme dhe e pashmangshme. Me atë kod nuk mund të hyhej më në zgjedhje dhe detyrimisht reforma zgjedhore duhet të kryhej. Kodi u votua fiks gjashtë muaj para zgjedhjeve që është afati maksimal kur mund të ndërhyhej. Pra, edhe kjo është në limitet e veta dhe shyqyr që bëmë dhe kaq. Mund të cilësohet si sukses relativ që ne po fusim për herë të parë Berishën në zgjedhje me ligj elektoral normal. Reforma të tjera nuk mund të ketë, pasi nuk ka më as vend, as kohë dhe as iniciativa. Edhe kuvendet normale që kanë punuar me intensitet të plotë në gjashtë muajt e fundit nuk mund të ndërmarrin reforma. Reformat do t‘i bëjë mazhoranca e re, pra e majta me fitoren në vitin 2009.
Po sa i takon kohës së mbetur në dispozicion për të përgatitur zgjedhjet?
Reforma u krye në limitet e saj. Infrastrukturën qeveria e ka lënë në limitet e veta. Ky ishte detyrim që në vitin 2007 kur qeverisë iu kërkuan kartat e identitetit dhe regjistri kombëtar. Ishte një lëshim i një pjese të opozitës dhe një lloj tradhtie që u hoq dorë nga këto kërkesa minimaliste. Po të ishin realizuar në atë kohë tani do ishte koha të harroheshin dhe jo të rikthehen prapë. Tanimë nuk është normale që kur ka filluar fushata nuk janë përcaktuar votuesit. Ngritja sa më shpejt e komisioneve ndikon në organizmin sa më të mirë të zgjedhjeve. Ka një vonesë në ngritjen e KQZ-së dhe ajo duhet ngritur sa më shpejt. Edhe këtë radhë standardet nuk do t‘i kapim, por do të kapim standardin e largimit të Berishës. Ai që nga viti 1992 ka qenë gjithmonë i detyruar të festojë vetëm fitoret tona. Në vitin 1998 ku u bë referendumi për Kushtetutën Berisha dha koktej dhe festonte. Edhe në vitin 2005 ai fitoi në sajë të Dushkut dhe taktikës së gabuar të së majtës. Shkaku real ishte loja e disave në të majtë dhe konkretisht, LSI, por dhe Dushku. Nuk diskutohet më që pas kësaj qeverisjeje të mbrapshte të ketë dilema për të votuar. Me një takim në Pallatin e Brigadave ai mohoi çdo gjë, çka kishte cilësuar si afera korruptive; Rinasin, Kazinonë, Fabrikën e Çimentos etj. Kjo qeveri është në kuotat e saj më të ulëta, ka një çarje gjithashtu brenda saj dhe që do evidentohet gjatë bërjes së listave. Kjo PD në zgjedhjet e vitit 2009, nuk do të njohë veten.
Nisur nga fakti se PS dhe PD nuk kanë individualisht diferencë të madhe si i parashikoni koalicionet e ardhshme qeverisëse?
Diferenca e ka qenë gjithnjë e ndjeshme. Edhe kur ishte diferenca deri 15 pikë kemi vënë në diskutim fitoren për shkak të taktikave. Pikërisht për shkak të kësaj diference të madhe është stimuluar dhe po të shohësh janë të djathtët që kanë shumë dëshirë të quajnë faktor LSI-në. Pra të krijojnë idenë se pa të nuk fiton e majta, por në fakt, është e vetmja mënyrë që ata të balancojnë të majtën me të djathtën. Por nuk do të ia arrijnë dot në fakt, sepse populli thotë, një herë bie daci në kos. Nuk mundet që votuesit e majtë të shkojnë në mënyrë po aq naive sa në vitin 2005, nuk mund të shkojnë me idenë jo bashkohemi para e jo bashkohemi prapa. Ekziston tërë përvoja e vitit 2005, por dhe pas tij, kur mandatet e marra nga e majta shiteshin tek e djathta. Siç ishte rasti i Xhuvelit, apo i ndonjë partie tjetër që votonte qeverinë, LSI-ja që mbështeste reformat apo edhe disa deputetë të PS-së që votuan Bamir Topin. Tashmë, votuesit e majtë duan të dinë të qartë se kush i përfaqëson dhe ku shkon vota e tyre. Nuk mund ta japin më votën për parti të lëkundura, për individë të lëkundur, për parti që kanë treguar se mund të marrin mandatin majtas e të shkojnë djathtas. Shumica do të votojë për Partinë Socialdemokrate që tregoi se është një forcë konsenguente e së majtës. Një PSD e fortë do të thotë një e majtë e fortë dhe e rinovuar dhe ne do të mbështesin fort grupimin e krijuar me Partinë Socialiste. Grupimi PS-PSD dhe parti të tjera aleate, në çdolloj sondazhi e kalon grupimin e PD-së pavarësisht çfarë loje mund të bëjë një parti jashtë këtyre grupimeve.
Pra, mendoni se mund të krijohet një qeverisje e majtë edhe pa LSI-në?
2009 ndryshon nga 2008 në dy gjëra. E para është se të majtët kanë nxjerrë mësim. Nuk mund të shkohet me idenë se bashkohemi dhe pas zgjedhjeve, sepse vota merret para zgjedhjeve. Nëse ndodh që jepet vota dhe pastaj caktohen qeveritë, kjo do të thotë se vota jepet në tym. Ndryshimi i dytë është fakti se në 2009 nuk ka më Dushk. Në këto kushte, ato parti që nuk pozicionohen qartazi nuk mund të sjellin atë kosto që sollën në 2005. Ka raste kur bashkimi nuk vjen nga partitë, por nga baza dhe në fakt, baza e majtë është shumë e bashkuar. Fitorja e këtij grupimi çon në fitoren e zgjedhjeve ndaj kur ke ujkun s‘ke pse kërkon gjurmët. LSI si në 2005 zgjedh një pozicionim as majtas as djathtas, por çdo qëndrim ka kosto.
A do ketë një pakt të ri mes këtij koalicioni PS-PSD dhe aleatë të tjerë në prag të zgjedhjeve?
Normalisht që po. Çdo grupim që krijohet ka nevojë për një platformë, e cila jo se mungon, pasi platforma e 2006 u ngrit edhe në funksion të 2009. Në rastin tonë do të mjaftonte edhe një platformë e tillë e rinovuar dhe nuk është nevoja për programe të zgjeruara. Vlerësoj se në si PS-PSD do të ndajmë një program elektoral, pasi edhe programet bazë janë përbashkuese e internacionales socialiste.
Duket se nuk ka një alternativë afrimi me LSI-në. Gjithsesi, si i keni ndjekur tentativat për afrim PS-LSI të iniciuara nga zoti Meidani, Agolli e Pëllumbi?
Këto janë si tentativat e vitit 2007. Ne përpiqeshim që të siguroheshin standardet për zgjedhjet, por pati përpjekje çuditërisht për t‘ia ngecur fajin opozitës. Këto ishin edhe brenda opozitës, dhe një nga këto ka qenë edhe LSI-ja në mënyrë absolute. Ka pasur presion deri për të thënë se Rama u trembet zgjedhjeve dhe jo se nuk plotësohen kushtet. Por një opozitë që hynte në zgjedhje pa rregulla loje do të ishte një opozitë pa dinjitet. Pra edhe atëherë pati të tilla tentativa, kishte të tillë ideatorë, moderatorë që flisnin për qëndrime radikale të opozitës, për panevojshmërinë e zgjedhjeve të parakohshme. Shoh vazhdimisht përpjekje një çikë hipokrite që kur ka nevojë LSI për diçka të krijojë idenë se ajo do të bashkohet, por e kanë përzënë. Kjo parti del publikisht dhe thotë Rama-Berisha kanë uzurpuar, kanë ndarë pushtete, vjedhin bashkë, dhe pastaj kërkon bashkëpunim. PSD këtë moral s‘e ka pasur kur ishte vetëm PS pa u krijuar LSI dhe as më tutje. Para se të kërkosh një pakt duhet të kërkosh një falje publike. Ose janë shpifje çka ke thënë dhe kërko falje, ose nëse janë të vërteta pse kërkon bashkëpunim atëherë?