E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, shkëndija elektrike djeg një shtëpi

Një banesë është djegur plotësisht dje në Lezhë, ndërsa shtatë anëtarët e familjes kanë shpëtuar fatmirësisht nga vdekja. Ngjarja është shënuar në orën 00:30, duke gdhirë dita e shtunë, në një shtëpi njëkatëshe me tri dhoma në fshatin Zejmen të Lezhës. Autoritetet lokale njoftuan se shtëpia ishte pronë e shtetasit Nikoll Zef Pjetri. Sipas dëshmisë së kryefamiljarit, banesa është djegur si rezultat i një shkëndije elektrike, e cila ka shkaktuar zjarrin në dërrasat e çatisë së shtëpisë. Kryefamiljari 42-vjeçar tregon se energjia elektrike në këtë fshat mungonte prej disa ditësh për shkak të një avarie të rëndë që kishte pësuar linja e transmetimit nga moti i keq. Ardhja e energjisë me tension të lartë ka shkaktuar sipas tij shkëndijat që i kanë vënë zjarrin shtëpisë. Policia e Lezhës ka nisur ndërkohë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›