Vizita e Topit në Kosovë, si u "braktis" nga tre deputetë
Mazhoranca ka bojkotuar në mënyrë të hapur vizitën e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, në Kosovë. Figurat kryesore të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të caktuar nga protokolli i shtetit për të marrë pjesë në delegacionin e nivelit më të lartë të Republikës në vizitën zyrtare të Topit në Kosovë, në mënyra krejt të paqarta kanë braktisur detyrën e caktuar. "Nderin" e mazhorancës e kanë shpëtuar ata që cilësohen si mbështetësit e Presidentit në grupin parlamentar të PD-së, të cilët nuk kanë shumë varësi nga lidershipi i mazhorancës.
Përkatësisht, tre kryetarë komisionesh të rëndësishme parlamentare, që i përkasin Partisë Demokratike, nuk iu bashkëngjitën Presidentit të Republikës, gjatë vizitës së tij në Kosovë, duke mos iu përgjigjur kështu ftesës zyrtare të kreut të shtetit për të qenë pjesë protokollare e delegacionit. Preç Zogaj, kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, Leonard Demi, kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Edmond Spaho, i Komisionit Parlamentar për Ekonominë, kanë nxjerrë arsye individuale për mospjesëmarrjen në këtë vizitë të rëndësishme, por ndërkohë kanë dalë pikëpyetjet e para, të një skenari tjetër. Të vetmit deputetë demokratë që shoqëruan Presidentin, ishin Sali Shehu, Bujar Leskaj dhe Besnik Mustafaj, pra ose mbështetës të deklaruar të tij, ose figura me integritet. Hartimi i listës së delegacionit zyrtar, ka qenë në fakt protokollar. Kështu, sipas parashikimit, Presidenti u shoqërua nga dy nënkryetarët e Kuvendit, Neritan Ceka dhe Ylli Bufi. Po sipas parashikimit, u shoqërua edhe nga nënkryetarët socialistë të komisioneve parlamentare. Por dhe kësaj here, jashtë parashikimit, delegacionit i munguan tre kryetarët e komisioneve. Të tre këta, figura të rëndësishme në Partinë Demokratike, kishin konfirmuar pjesëmarrjen e tyre deri në vigjilje. I kontaktuar me telefon nga "Top Channel", Leonard Demi, kryetari i Komisionit të Sigurisë, tha se kishte qenë i zënë me punë në Delvinë dhe Sarandë. Edmond Spaho tha se u pengua për të marrë pjesë nga një problem familjar. Kurse Preç Zogaj, që është angazhuar shumë në vendosjen e marrëdhënieve ndër-institucionale me homologet e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Kosovës, ka bërë një telefonatë afër mesnatës. Burime për "Top Channel", thanë se zoti Zogaj i ka telefonuar vetë Presidentit Topi, për t‘i shpjeguar personalisht arsyet e mosvajtjes, por këto arsye nuk janë bërë publike. Burime të mirinformuara, konfirmojnë se pas këtij bllokimi, qëndron përplasja jo vetëm institucionale, mes Kryeministrit Berisha dhe Presidentit Topi. Presidenti i Republikës, në fakt në vizitat e tij jashtë Shqipërisë është treguar gjithmonë luajal me mazhorancën, duke ngritur lart arritjet e Shqipërisë në lëmin e ekonomisë, integrimit apo projekteve infrastrukturore, si rruga Durrës-Kukës. Kjo nuk fsheh gjithsesi tensionin në rritje mes dy drejtuesve të lartë, vetëm pak ditë para vendimit të pritshëm të Presidentit, për Ligjin për Lustracionin, apo siç quhet rëndom ai i "Dosjeve". Veprimet indirekte në këtë drejtim nuk kanë munguar edhe para vizitës së Topit në Prishtinë. Por fakti që debati i brendshëm politik në Tiranë, ka cenuar një vizite kaq të rëndësishme që ngrihej mbi të gjitha palët, e bën të rëndë aktin e bllokimit të deputetëve të mazhorancës, për të qenë në delegacionin që shkoi në Prishtinë.
Dueli
Kreu i shtetit injoron
presionin e mazhorancës
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nuk ka preferuar t‘u përgjigjet presioneve dhe provokacioneve që kanë ardhur nga mazhoranca, por ai ka përmendur vetëm Kushtetutën. Duke folur menjëherë pas kthimit nga Kosova, kreu i shtetit shqiptar, ka deklaruar dje se ai po vazhdon fazën e konsultimeve intensive në lidhje me ligjin "Për pastërtinë e figurave". Presidenti Bamir Topi, deklaroi dy ditë më parë se procesi i dekretimit po bëhet sipas procedurave tashmë të njohura dhe transparente të konsultimeve me figurat më të njohura të ligjit, si dhe me ekspertë të njohur. Kreu i shtetit deklaroi se pas këtyre konsultimeve ai do të vepronte sipas gjykimit të tij ekskluziv. Reagimi i kreut të shtetit ka ardhur pas presionit të ndërmarrë nga mazhoranca në lidhje me këtë ligj. Presidenti ka bërë të ditur se nuk do të ndikohet aspak nga këto presione, por do të veprojë vetëm sipas Kushtetutës së Republikës. Ligji i "Dosjeve" ka krijuar një sfond të ri përplasjesh mes lidershipit të PD-së, përkatësisht Kryeministrit Berisha dhe Presidentit Bamir Topi. Dy ditët e fundit mazhoranca ka ndërmarrë një presion të fuqishëm ndaj kreut të shtetit në lidhje me Ligjin e Dosjeve, duke bërë të ditur se do ta votonin menjëherë ligjin edhe nëse e kthente Presidenti Topi. Por kreu i shtetit bëri të ditur se nuk pranon asnjë lloj presioni nga politika, pasi ai po vepron konform Kushtetutës.