Botuesit: Ekskluzivitete pa bakall

03/03/2005 Botuesit do të mblidhen sot për të mbajtur qëndrim ndaj fenomeneve të piraterisë në fushën e përkthimeve dhe botimeve të konstatuara dhe të bëra publike kohët e fundit, format e shfaqjes së piratërisë edhe në raste të tjera brenda dhe jashtë kufijve të vendit, masat që propozohen për parandalimin e këtyre fenomeneve dhe përgjegjësia e secilit që është implikuar në raste konkrete
Po dalin çdo ditë botime pirateri, madje, ka dhe shtëpi botuese me zë, që pa pikë problemi njoftojnë ekskluzivitetin e ndonjë shkrimtari bestseller që vjen në shqip, pa treguar asnjë copë letër që mund të kenë marrë për të drejtat e autorit.
Shkurt po thuhet se kupa po derdhet. Bosët e biznesit të librit, të mbledhur në një shoqatë këto kohët e fundit, po mendojnë që t’i vijnë rreth abuzimeve që bëhen në tregun e librit. Sot për të dytën herë, Shoqata e Botuesve shqiptarë nuk po i ndahet takimeve për të “denoncuar” të tjera raste konkrete të piraterisë. Por mosqofshin si rastet e para që nuk i prish punë kujt. Ndërsa ka shumë prej botuesve, që nën zë kanë revoltën e ndezur, se për shkak të çorientimit të tregut, së fundi, janë rrëmbyer “ekskluzivitete” me çmime jashtë normales për një të drejtë autori.
Besueshmëria është gjëja më e fundit që i mbetet botuesve, kur publikojnë botime të reja, qoftë nga vendi dhe jashtë. Pjesa e shkrimtarëve të këtushëm sa vjen e po shtojnë trishtimin e tyre pas “divorcit” që bëjnë me librin kur e dorëzojnë në duart e botuesve. Se çfarë ka më pas në treg, përveç magazinierëve askush nuk e di realisht të vërtetën. Për pasojë dhe shifrat bëhen marramendëse, kur botuesit “gëzohen” më shumë me fushatën pas emrit të autorit sesa kioskat ku përfundojnë librat, që mund edhe të quhen letërsi.
Në këtë anë nuk i bihet aq kollaj testës së botuesve, kur interesi më i madh tani është përqendruar tek të drejtat e autorit. Lufta e ekskluziviteteve, për të marrë të drejtën e botimit nga autorë të huaj e vendës, gati është kthyer në mani, pa pyetur dhe llogaritur xhepin. Veç kjo pikë nuk ka përputhje me etjen e lexuesit.
U bënë të paktën dy vite të fundit, që botuesit turren pas autorëve deri në skajin e tenderit. Sikur të kujtohet këtu vetëm tentativat që bënë tre-katër shtëpi botuese shqiptare për të drejtën e veprës së fundit të Markezit, ku shifra për të fituar firmën e shkrimtarit për t’u botuar në Shqipëri, arriti në mbi një mijë euro.
Por rivalët u thyen, kur papritur në treg del botimi pa asnjë faksimile të së drejtës së autorit. Ardhja e Dan Brawn në tregun shqiptar, me romanin “Kodi i Da Vinçit”, ka nxitur sqimën e shumë shtëpive botuese, deri atje sa kanë dyshuar se mund të jetë marrë seriozisht e drejta e autorit. Po kështu dhe pritja në shqip e nobelistes Jelinek me romanin “Pianistja”, duket se ka bërë tendenciozë disa shtëpi botuese që ishin afruar për të marrë të drejtën e autorit po për këtë shkrimtare, por me një ndryshim “të vogël”. Konvertimi në para i firmës së “ekskluzivitetit” të autorit dhe në këtë rast ka shkuar si në tender, ku çmimi për të fituar nobelisten në shqip, ka qenë mbi një mijë euro. Edhe për këtë botim ka dyshim, ku shtypit nuk i është afruar asnjë faksimile e kontratës mbi të drejtën e autorit. Janë disa shtëpi botuese të këtij lloji, duke ua marrë dorë për dore privilegjin botuesve të mëdhenj, ajo e të bërit famë dhe të imponimit në treg, por që kanë nisur të diskutohen për nga “ekskluzivitetet”.
Ndoshta ky pritet të jetë dhe problemi kryesor që do të diskutohet, si “qëndrimi i botuesve ndaj fenomeneve të piraterisë në fushën e përkthimeve dhe botimeve të konstatuara dhe të bëra publike kohët e fundit, format e shfaqjes së piraterisë edhe në raste të tjera, brenda dhe jashtë kufijve të vendit, masat që propozohen për parandalimin e këtyre fenomeneve dhe përgjegjësia e secilit që është implikuar në raste konkrete”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Botuesit, ja vatra e nxehtë e debatit
- Qëndrimi i botuesve ndaj fenomeneve të piraterisë në fushën e përkthimeve dhe botimeve të konstatuara dhe të bëra publike kohët e fundit, format e shfaqjes së piraterisë, edhe në raste të tjera brenda dhe jashtë kufijve të vendit, masat që propozohen për parandalimin e këtyre fenomeneve dhe përgjegjësia e secilit që është implikuar në raste konkrete
- Informimi për hapat e ndërmarrë nga kryesia për hartimin e “Ligjit për Librin”
- Qëndrimi i botuesve në prag të tenderit për hartimin e teksteve shkollore
- Informimi për takimet e realizuara nga kryesia me disa drejtues të shtetit dhe përfaqësues të institucioneve të tjera në lidhje me problemet e librit
- Organizimi i pjesëmarrjes së përbashkët në panairet ndërkombëtare të Shkupit, Bolonjës, Torinos dhe Selanikut
- Pranimet e reja në Shoqatën e Botuesve shqiptarë sipas Statutit të Shoqatës