Rexhep Qosja për “demokracinë e shpërdorur”

03/03/2005 Sapo është hedhur në qarkullim një përmbledhje publicistike nga akademiku Rexhep Qosja e titulluar: “Demokracia e Shpërdorur” dhe nëntitull “Shqyrtim kritik mbi gjendjen e demokracisë në shoqërinë shqiptare”, nga botimet “Toena. Ndryshe ky botim i ri nga akademiku Qosja është një lloj autopsie, mbi politologjinë për gjendjen e demokracisë në shoqërinë shqiptare.
Vëllimi voluminoz përmbledh shkrime, opinione dhe refleksione të ndryshme të Profesor Rexhep Qosjes gjatë dy viteve të fundit, të botuara në organë të ndryshme të shtypit në Kosovë e Shqipëri. Një pjesë e tyre botohet për herë të parë.
Demokracia e shpërdorur është vepër e intelektualit, roli demokratik i të cilit në jetën kombëtare shqiptare, që nga koha e komunizmit, është bërë pothuaj institucional.
Kjo është vepër e pritur dhe e nevojshme për t’i parë më qartë mënyrat e ndryshme, të dukshme e të padukshme, të shpërdorimit të demokracisë në Kosovë dhe në Shqipëri.
Pas leximit të saj e kuptojmë se deri në ç’shkallë është bërë e mundshme bashkëjetesa e sjelljeve dhe e veprimeve të papërgjegjshme, të korruptuara dhe, më në fund, të jashtëligjshme në strukturat e pushtetit.
Në të shihet qartë se si klasa politike është harxhuar moralisht dhe, për pasojë, është bërë pengesë për ndërtimin e demokracisë jo vetëm si procedurë, por në radhë të parë si botëkuptim dhe si marrëdhënie mes njerëzve.
Vepër në të cilën zbulohen dhe kritikohen sjelljet dhe veprimet, që, nën hijen e ligjeve apo përkundër tyre, cenojnë dhe komprometojnë demokracinë, qoftë edhe në institucione që do të duhej të ishin shembull për të. Libri Demokracia e shpërdorur vetvetiu bëhet vepër me të cilën mbrohen vlerat pa të cilat sot janë të pamundshme edhe demokracia dhe qytetërimi modern.
“Shpresojmë të lexohet: prej qytetarëve, të drejtat, liritë dhe interesat e të cilëve mbrohen, por edhe prej pushtetarëve, sjelljet dhe veprimet kundërdemokratike të të cilëve tregohen në të. Të parët ajo i nxit të jenë më kërkues, kurse të dytët, ndoshta, më të vetëdijshëm për të vërtetën se, megjithatë, postet janë të përkohshme!” thekson botuesi. Ndërsa disa nga temat ku është përqëndruar vëmendja e akademikut shqiptar, Rexhep Qosjes janë: “Shqiptarët kundër vetvetes”, “Shqiptarët janë të lodhur- prej liderëve”, “Tri çështje për të cilat s’flitet”, “Politika dhe feja në jetën tonë sot”, “Politika dhe inferioriteti politik”, “Pushtet pa dorëheqje”, “Dialogë të heshtur”, “Demokracia e duartrokitjeve”, “Koha e falsifikimeve”, “Korrupsioni- e keqja e fshehur”, “Kiç politika”, “Televizioni publik dhe televizioni vetjak”, “Kuvendi i Kosovës-ekspozitë e realizmit socialist”, “Trimat e ditëve tona”, “Mashtrimi a marrëzi”, “Demokracia e klaneve”, etj..