Fenomeni Xhunga
03/03/2005 Në fillim e blejnë me kureshtjen e një fruti ekzotik, për shembull banane, pastaj, kur e kafshojnë nuk u pëlqen në shije, në formë, në ngjyrë apo në përmasë; vrasin mendjen se çfarë është dhe shpallin – si të kenë zbuluar Amerikën – që fruti nuk ka dalë banane, ndërkohë që rrepa ka qenë rrepë qysh prej fillimit dhe në të gjitha parametrat. Ose, për t’i nxjerrë kokën këtij shkrimi: “Sikur Ana…” anë do kishte mbetur gjatë gjithë kohës, sikur kundërshtarët e saj ta kishin mposhtur tundimin për ta sjellë në mes të tavolinës.
Është fakt që mediat tona, të shkruara e vizive, shkruajnë përditë fjalë të mira për autorë të huaj apo shqiptarë, por asnjë nuk ka patur kaq shumë kundërshtarë patetikë sa Rudina Xhunga. E më e forta: zonjusha Xhunga nuk është as e vetmja figurë e mediave që boton një libër të dobët, as e vetmja figurë e mediave për të cilën kolegët e saj bëjnë recensione, as e vetmja figurë e mediave që shkruan një libër të dobët, për të cilën kolegët bëjnë recensione pozitive. Por, ajo është e vetmja, e cila edhe lavdërohet edhe sulmohet keqaz, si dhe e pashoqe në shitjen në tirazhe me disa mijëra. Dhe ky fakt, madje s’ka nevojë të përmendet, e bën atë të fituarën e betejës.
Ajo që nuk kuptohet nga kritikët seriozë në “fenomenin Xhunga”, është fakti që ai është rrjedhojë e një shoqërie të lirë. Gjithkush prodhon, gjithkush do të fitojë, edhe ai që gdhend unaza floriri, edhe ai që kultivon domate, edhe ai që shet plehra organike apo inorganike; dhe këtu, me sa kuptoj unë, nga shoqëria e lirë, nuk ka asgjë të keqe dhe asnjë logjikë që argjendari të shpotitë plehraxhiun. Ajo që zonjusha Xhunga ka bërë, është ajo që bëjnë gjithë njerëzit e letrave: ulet dhe shkruan, boton… dhe, në ndryshim nga shumë të tjerë, shet. E përse duhet sulmuar? E pse duhet sulmuar, edhe nëse ka shkruar një libër të dobët? E pse i lexohet një libër i dytë dhe i sulmohet sërish kur ai është po aq i dobët sa edhe i pari, tek e fundit është pasur një përvojë më e hershme dhe një mundësi më shumë për t’u distancuar?
Arsyeja është e thjeshtë: sepse faqet kulturore të mediave tona nuk kanë asnjë lloj rregulli, dhe të evidentosh sende pa vlerë është më e vështirë se të gjesh flori. Edhe pse mbulohen nga një apo dy njerëz, recensionet që bëhen nuk kanë vijueshmëri në shije. Për shembull, një gazetë të jetë e profilizuar (kjo nuk bëhet me urdhër, por diktohet nga interesat e grupit shoqëror që gazeta i drejtohet) në recensionimin e librave të ushëtimit, një gazetë tjetër për biografitë dhe politikën, një për atë që quhet elitare, një për pop-letërsinë e me radhë. E kështu gjithë gjërat do të shkojnë në vendin e vet, recensionistët e letërsisë elitare nuk do të kenë mundësi të merren me pop-letërsinë e do ta lënë rehat zonjushën Xhunga, që nuk besoj se ka shkruar ndonjë më të pavlerë se telenovelat braziliane që shfaqen në ekrane.
Por edhe telenovelat nuk janë aq të këqija sa i bëjnë një pjesë nga ne. Njerëzit që shikojnë Zhaden nuk janë lexuesit e Kafkës, Xhojsit, Kortasarit apo edhe të Kadaresë – mos u trembni, letërsia serioze ka lexues fanatik, që më së shumti përbëhet nga shkrimtarët dhe pretendentët për t’u bërë të tillë një ditë. Ndërsa shikuesit e Zhades apo lexuesit e “Sikur Anës…” janë njerëz, një pjesë e të cilëve do shkonin në lokal të pinin raki e pjesa tjetër do uleshin në shkallë e do pinin kafe, e do mbanin në gojë njëri- tjetrin; të parët do kthehshin xhepa bosh gati për sherr, të dytët do të fillonin të flisnin edhe për ato që nuk ishin të vërteta e do të plasnin thashethemet; më së shumti ata që kohë më parë ishin peshqit e piramidave, ose gëlltitësit e gënjeshtrave për ekzistencën e një Parajse të mundshme. Kështu, nga një jetë bosh dhe e rëndomtë, ky grup shoqëror ka kaluar tek argëtimi me art të dobët. Një pjesë do t’i përmirësojnë shijet e një pjesë do të vijojnë përjetësisht. Për këta të fundit, libri i Xhungës është kryevepër, dhe nuk e kanë keq, madje, ata s’e kanë reshtur blerjen. Pra, edhe duke sulmuar duhet të dihet se bëhet reklamë, përfshi edhe këtë shkrim që e shkruaj i vetëdijshëm për efektet anësore.
Ndërsa për librin Sikur Ana… nuk mund të flas me hollësi, ngaqë nuk e kam lexuar. Javën e shkuar, i bërë kureshtar nga debati, hyra në një librari dhe kërkova të shihja çfarë romane kishte nga shkrimtaret e reja. Librashitësi më vuri përpara katër tituj, të cilëve u lexova: fjalitë e para, paragrafin e parë dhe faqen e parë – këto janë tre elementët fillestarë të orientimit që unë përdor kur nuk më ka folur kush më parë. Midis tyre zgjodha një roman të titulluar Puthja e Udhëheqësit të Jonila Godoles, ky ishte më i miri, sipas parametrave të mi. Pse duhet që unë të vë kujën se tre shkrimtaret e tjera, midis tyre edhe zonjusha Xhunga janë të atillë e të këtillë? S’është e drejta e askujt – në mendje ku njihet etika, e kam fjalën - të përbuzë dikë që shkruan apo lexon x lloj letërsie, thjesht duhet të kërkosh vlerat mes të cilave t’i gjendesh rehat. Ndërsa recensioni serioz është diçka krejt tjetër nga ato që unë kam lexuar për këtë libër, qofshin sulme, qofshin lavdërime.