“Edhe Al Kaeda e do bombën”

03/03/2005 Intervistë me Mohamed ElBaradei, kryeinspektori i Kombeve të Bashkuara
ElBaradei: "Do t’i afrohemi edhe më luftës bërthamore, nëse nuk shqyrtojmë mundësinë e ndërtimit të një sistemi të ri ndërkombëtar”
Unë nuk mendoj se sulmet ushtarake e zgjidhin këtë problem. Më e mira, që mund të bëjnë, është të shtyjnë zhvillimin e armëve. Pas një sulmi të tillë, me siguri që iranianët do të vazhdonin nën tokë të ndërtonin sa më shpejtë që të jetë e mundur një armë të tillë
Kryeinspektori i armëve i Kombeve të Bashkuara, Mohamed ElBaradei, diskuton në lidhje me rreziqet, që shfaqin fuqitë e reja bërthamore si Korea e Veriut dhe Irani, shanset e frenimit të një tregu të zi bërthamor për organizatat terroriste dhe polemikat që kanë rrethuar rizgjedhjen e tij
Zoti ElBaradei, Korea e Veriut shpalli një muaj më parë se tashmë është një fuqi bërthamore. A e ka me të vërtetë bombën Penjani? Nëse po, sa rrezik ka që diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong II, ta përdorë atë?
Jam shumë i shqetësuar në lidhje me zhvillimet në Korenë e Veriut, ndonëse nuk mund të them me siguri që Penjani ka tashmë në duar një armë, që mund ta vërë në përdorim. Ata kanë me siguri njohuritë dhe plutonin e mjaftueshëm për të paktën 6-8 bomba. Pak më shumë se dy vjet më parë, ne na u desh të mbyllnim aktivitetet e fundit të monitorimit në vendndodhje dhe u përzumë nga ai vend. Kjo u dha kohë koreano-veriorëve për të zhvilluar një program bërthamor ushtarak. Por mund të ketë edhe ekzagjerime. Me sa duket, regjimi e sheh armën bërthamore si të vetmen letër të fortë për negociata.
Si mund ta kuptojë bota nëse Kim po bën bllof? Nëse jo, si mund t’i kundërvihemi bombës së tij?
Ka vetëm një zgjidhje. Impiantet bërthamore të Koresë së Veriut duhet të rivihen nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB). Eshtë e qartë se Penjani ndihet i izoluar ndërkombëtarisht, i kërcënuar ushtarakisht dhe në një situatë të dëshpëruar ekonomike.
Për fajin e vet.
Ashtu qoftë. Regjimi mund të bindet të heqë dorë nga armët bërthamore vetëm me një paketë gjithëpërfshirëse zgjidhjeje, tek e cila duhet të arrihet përmes negociatave, një zgjidhje që të japë përgjigje për këto frikëra, por edhe të ofrojë stimuj ekonomikë.
Ju pranoni që Kim Jong II nuk është një aventurier kokënxehtë, i paskrupullt, apo një i çmendur, por një politikan që bën llogari me gjak të ftohtë?
Mua më duhet të pranoj se ai është i interesuar në përmirësimin e jetës në vendin e tij. Në fund të fundit, kolapsi do të vinte në rrezik mbijetesën e regjimit të tij. Unë i bëj thirrje të lejojë që ANEB të rikthehet në Korenë e Veriut. Dhe nëse duhet një xhest i veçantë, do të isha i lumtur të shkoja vetë atje.
Administrata e Bushit duket më e shqetësuar për programin e armëve bërthamore të Teheranit sesa atë të Koresë së Veriut. Qeveria iraniane pretendon se është e interesuar vetëm për energjinë bërthamore për qëllime civile. Megjithatë, ish-drejtori i CIA, Xhejms Ulsej, thotë se “nuk ka asnjë hije dyshimi” që udhëheqja iraniane po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore. Kush ka të drejtë?
Ne, në ANEB, na mungojnë provat konkluduese. Na duhet një provë e fortë, që do të fajësonte Teheranin. Unë mund të bëj hamendje në lidhje me qëllimet, por unë nuk mund të verifikoj qëllimet, por vetëm faktet.
Por Irani gënjeu dhe mashtroi në mënyrë të përsëritur agjencinë tuaj. Për shembull, bota mori vesh për impiantin e pasurimit të uranit në Natans, vetëm kur këtë e zbuluan disidentë iranianë. Nga administrata e Bushit, ju kanë akuzuar se keni qenë veçanërisht i butë me iranianët.
Nuk është çështje zënke, a ka gënjyer apo jo Irani në të kaluarën. Këtë e bëmë shumë të qartë në raportet tona. Ndërkohë, Irani e ka përmirësuar bashkëpunimin, dhe këtë e ka të detyruar si nënshkrues i Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore. Në përgjigje të trysnisë së ushtruar nga ana jonë, Irani nënshkroi edhe protokollin plotësues vitin e kaluar, që na lejon të kryejmë inspektime të gjera pas një paralajmërimi pak kohë përpara.
... Gjë që tregon se inspektimet e ANEB kanë dështuar tërësisht.
Por tashmë ne kemi një pasqyrë të qartë të asaj që po ndodh atje.
Vërtet? Apo mos loja kukafshehti ka marrë një formë të re, më të rafinuar? Vështirë se ndonjë ekspert evropian i beson pretendimet e Iranit. Në fund të fundit, Irani ka naftë dhe gaz natyror të mjaftueshëm, sa që energjia bërthamore nuk do t’i nevojitej.
Ekziston një justifikim teknik për gjithçka. Dhe unë nuk po them që udhëheqësit në Iran nuk po kërkojnë të ndërtojnë armë bërthamore. Nëse ata do të kishin vendosur të vinin në punë një program armësh bërthamore – për të cilin, siç thashë ne nuk kemi prova deri tani – ata me shumë gjasa do të kenë bombën në dy apo tre vite. Ata kanë dijenitë dhe infrastrukturën e nevojshme për këtë.
Vështirë se amerikanët dhe izraelitët do të lejojnë që kjo të ndodhë. Kjo lë vetëm opsionin ushtarak, të cilin Presidenti Bush e ka përjashtuar. Por a është me të vërtetë e mundur të shkatërrosh me raketa impiantet bërthamore të Iranit? A nuk janë ato të përhapura, dhe në disa raste, edhe të nëndheshme?
Veç problemeve që ju përmendni, unë nuk mendoj se sulmet ushtarake e zgjidhin këtë problem. Më e mira që mund të bëjnë është të shtyjnë zhvillimin e armëve. Pas një sulmi të tillë, me siguri që iranianët do të vazhdonin nën tokë të ndërtonin sa më shpejtë që të jetë e mundur një armë të tillë.
Cila është mënyra më e mirë për t’i frenuar që të shtien në dorë një armë bërthamore?
Nevojiten inspektimet e ANEB. Por duhen dhe iniciativa diplomatike, si ato të nisura nga Londra, Parisi dhe Berlini, të cilat unë i mirëpres. Megjithatë, mendimi im është që ato mund të jenë të suksesshme vetëm nëse bashkohet edhe SHBA. Duhet një front i bashkuar.
Vështirë që kjo të ndodhë. Nga ana tjetër, Teherani po ua vështirëson gjërat evropianëve, sepse po luan për të fituar kohë gjatë negociatave dhe nuk po bën asnjë lëshim të verifikueshëm. Nga ana tjetër, qeveria e SHBA refuzon të negociojë.
Eshtë e qartë që iranianët janë të interesuar për siguri më të lartë ushtarake, ndihma ekonomike dhe teknologjike. Do të ishte e vështirë t’i imagjinoje të arrinin ndonjë progres në këto fusha pa Uashingtonin. Teherani dëshiron të hyjë në Organizatën Botërore të Tregtisë, por kjo varet nga SHBA, që i vuri embargo tregtare Iranit disa vite më parë.
Pavarësisht dështimeve amerikane, nuk mund të kemi një situatë ku vende si Irani dhe Korea e Veriut shpërblehen, duke shkelur angazhimet ndërkombëtare. Apo edhe ju keni të njëjtin mendim me disa vende të Botës së Tretë, që thonë se Traktati i 1968 është i padrejtë, sepse ai sanksiononte pesë fuqitë e atëhershme dhe përjashtonte ato që nuk kishin armë nga shtënia në dorë e tyre?
Traktati vetëm sa legjitimoi arsenalin e fuqive të atëhershme bërthamore, sepse ato fuqi ranë gjithashtu dakord të çarmatosen dhe transmetojnë njohuritë e tyre në lidhje me përdorimin civil të energjisë bërthamore. Pati disa hapa inkurajues në drejtim të çarmatimit në fund të viteve tetëdhjetë dhe fillim të viteve nëntëdhjetë, por tani janë pezulluar. Dhjetëra mijëra armë bërthamore vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot. Edhe diskutimi aktual amerikan i miniarmëve bërthamore është kundër frymës së Traktatit. Në këtë kuptim, mund të kuptoj kritikat e vendeve të Botës së Tretë. Nga ana tjetër, natyrisht që nuk mund të ndodhë që përherë të dalin vende të reja e të bëjnë shantazh te të tjerët me armë bërthamore, qofshin reale apo virtuale. Apo të besojnë që kjo është e vetmja mënyrë për të garantuar sigurinë e tyre.
Ndoshta këto shtete të rinj mund të mendojnë se bota pranoi, pa shumë kundërshtime, faktin që India, Pakistani dhe Izraeli u bënë fuqi bërthamore.
Në secilin rast, ne duhet të përpiqemi të kuptojmë se çfarë është faktori që e motivon një vend të ndërmarrë një hap të tillë, cilat janë shqetësimet e tij për sigurinë. Dhe ne duhet të përpiqemi të largojmë këto frikëra. Përndryshe, duke parë hapin e përparimeve teknologjike, brenda 20 viteve do të kemi 20 fuqi bërthamore. Të gjithë duan të luajnë me të mëdhenjtë, dhe e vetmja mënyrë për t’u bërë i madh është të sigurosh një armë bërthamore.
Tingëlloni si një mësues që kërkon kompromis, si një njeri që kërkon të ndalojë nxënësit të mos bëjnë diçka jo të mirë, duke iu ofruar atyre asgjë më shumë se disa karamele.
Gjithmonë kam përdorur të njëjtin krahasim edhe gjatë diskutimeve me time shoqe. Ajo është edukatore kopshti dhe shpesh herë ne biem dakord që kemi të njëjtat qëndrime.
Ju keni qenë në dijeni të çështjeve bërthamore prej dekadash. A ka qenë ndonjëherë rreziku i përdorimit të armës bërthamore aq i madh sa është sot?
Kurrë. Do t’i afrohemi shumë luftës bërthamore nëse nuk shqyrtojmë mundësinë e një sistemi të ri ndërkombëtar për kontrollin. Janë tre fenomene, që e kanë ndryshuar radikalisht botën gjatë viteve të fundit. Së pari, kemi përpjekjet këmbëngulëse të disa pak vendeve për të shtënë në dorë teknologjinë e prodhimit të armëve, së dyti, zhvillimin e një tregu të zi ndërkombëtar materialesh bërthamore dhe, së fundi, qëllimin e deklaruar të terroristëve për të shtënë në dorë armë të shkatërrimit në masë.
A besoni me të vërtetë se një organizatë terroristë mund të ndërtojë armë bërthamore?
Al Kaeda e dëshiron bombën. Sipas dokumenteve të gjetur në Afganistan, organizata po kërkonte mënyra për ta shtënë në dorë atë. Nuk ka asnjë tregues që ata të kenë patur sukses. Gjithashtu, nuk ka prova që terroristët, në konfuzionin që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik, t’ia kenë dalë mbanë të vënë dorë mbi materiale bërthamore. Por njëkohësisht, kjo mundësi nuk mund të përjashtohet. Ka gjasa që terroristët ta shpërthejnë bombën. Eshtë pjesë e natyrës së ideologjisë së tyre. Unë shpresoj vazhdimisht që ky skenar të mos ndodhë kurrë.
A mund të bëni më shumë sesa thjesht të shpresoni?
Po punojmë fort për të zbuluar tregun e zi dhe tiparet e tij. Do të doja shumë të isha në gjendje të thoja që kemi gjetur me saktësi çfarë ka ndodhur dhe ku, apo çfarë është duke ndodhur aktualisht. Eshtë një treg që përmban një sasi të madhe zgjuarsie dhe shuma shumë të mëdha parash. Lojtarët janë shkencëtarë të prirur për biznes, kompani të paskrupullta, ndoshta edhe organizata qeveritare – një supermarket i vërtetë bërthamor.
Rrjeti që u ngrit përreth “babait të bombës bërthamore” në Pakistan është shkatërruar në pjesën më të madhe të tij. Abdul Kahn ka rrëfyer se ia ka transferuar teknologji dhe plane ndërtimi Libisë, dhe sot ndodhet në arrest shtëpiak në Islamabad. Burimi i tij më i rëndësishëm, Abu Tahir është në një burg në Malajzi. A jeni në gjendje të kontaktoni me këta dy burra?
Ekspertët e ANEB mundën të zhvillojnë një intervistë të zgjeruar me Tahir. Do të dëshironim të flisnim edhe me Kahn, por qeveria pakistaneze ende nuk na ka lejuar. Por na është lejuar të bëjmë pyetje me shkrim, për të cilat më pas na vijnë përgjigjet. Hetimi është në proces e sipër dhe rezultatet janë të fshehtë. Por gjithë sa dëgjoj tingëllon premtuese.
Kontrabandisti bërthamor Kahn e ka vizituar dhjetëra herë Korenë e Veriut. Një prej frikërave më të mëdha sot është se Penjani mund të kthehet në qendër të tregut të zi ndërkombëtar.
Një regjim i izoluar, që vuan nga një shkurtim dramatik financimesh dhe ndihet i vënë me shpatulla për muri, natyrisht që shqyrtone dhe ide të tilla.
A nuk ndieni se duhet të pranoni përpara vetvetes, organizatës suaj dhe të gjithë botës se Traktati i Mospërhapjes së Armëve Bërthamore është i dështuar?
Traktati na ka siguruar disa suksese gjatë viteve të fundit, por është e drejtë të thuhet se gjërat nuk mund të vazhdojnë në këtë mënyrë. Eshtë absolutisht thelbësore që Traktati të amendohet. Në maj do të kemi një mundësi unike për ta bërë botën një vend më të sigurtë. Krerët e shteteve më të rëndësishëm do të takohen në Nju Jork, në Konferencën e Rishqyrtimit të Traktatit, e cila zhvillohet çdo pesë vjet.
Çfarë do të propozoni ju?
Të intensifikohen inspektimet. Të vendosen automatikisht sanksione nga ana e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për dhunime të Traktatit, sidomos nëse ka tërheqje prej tij. Të vihen materialet e armës, sidomos urani dhe plutoni i pasuruar nën kontroll të rreptë ndërkombëtar.
Të gjithëve do t’u duhet të heqin dorë nga diçka, sepse jemi të gjithë me shpatulla pas murit. Ndërtimi i impianteve të rinj për ndërtimin e materialeve të zbërthyeshëm duhet të pezullohet për të paktën pesë vjet. Fuqitë e mëdha duhet të garantojnë se do të çarmatosen në mënyrën më të shpejtë të mundur.
Ky është një plan ambicioz, që do të kërkonte një ndryshim radikal të të menduarit. Çfarë ju bën të mendoni se aktorët kryesorë nuk do të luajnë për të fituar kohë?
Të gjithë duhet të kuptojnë se këtë herë, koha nuk është në anën tonë. Se tensionet politike në disa rajone, si për shembull Lindja e Mesme dhe gadishulli korean mund të nxisin zhvillimin e armëve bërthamore. Duhet të kuptojmë mbi të gjitha se nuk mund të rikthejmë në shishe xhindin e armëve bërthamore.
Konferenca e majit mund të jetë gjithashtu një prej shfaqjeve tuaja të fundit zyrtare në publik. Ndjekësit e vijës së ashpër në administratën e Bushit po përpiqen t’ju largojnë. Përse ju akuzojnë fajkonjtë e Uashingtonit?
Nuk e di. Arsyeja zyrtare, që politikanët amerikanë shfaqin, kur i kundërvihen mandatit tim të tretë, është se dy mandate mjaftojnë. Unë do të bëj fushatë për t’u rizgjedhur. Ende nuk kam dëgjuar gjë për ndonjë kandidat kundërshtar, dhe besoj se shumë vende më mbështesin. Ndoshta shumë prej tyre nuk do të vinin në rrezik kokën për mua, por duket se janë në gjendje të vazhdojnë bashkëpunimin me mua.
A ju shqetëson fakti që, sipas lajmeve në gazeta që nuk janë mohuar, shërbimi amerikan i zbulimit ka përgjuar telefonin tuaj? Dhe duhet të pranojmë se dikush po e përgjon edhe këtë intervistë?
Profesionalisht, nuk kam asgjë për të fshehur. Por, bëhet veçanërisht e sikletshme, kur kupton që nuk mund të zhvillosh as edhe një bisedë private me bashkëshorten, apo vajzën. Gjithashtu, është nisur edhe një fushatë e kordinuar kundër meje. Për shembull, thonë gjëra të tilla si: një egjiptian nuk mund të jetë i paanshëm në drejtim të shteteve islamikë, dhe do t’u tregojë atyre gjithë sekretet tona. Refuzoj të bëj komente për njerëz të një niveli kaq të ulët.
Dhe, pavarësisht gjithë këtyre, ju do të dëshironit të vazhdonit?
Do të doja të nisja reformën e Traktatit dhe të çoja në një drejtim pozitiv situatat në Korenë e Veriut dhe Iran. Në fund të fundit, unë e di saktësisht se cilat do të ishin pasojat e një kolapsi në mekanizmat që kontrollojnë armët bërthamore: Bota, siç e njohim ne, nuk do të ishte në gjendje t’i mbijetonte një tsunami të tillë, të shkaktuar nga veprimtaria njerëzore.
* Baradei, 62 vjeç, një diplomat egjiptian, i diplomuar në Universitetin e Nju Jorkut, për Drejtësi, ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore që nga viti 1997. Puna e tij, në emër të OKB, konsiston në ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore.
Pranë katastrofës
Ju keni qenë në dijeni të çështjeve bërthamore prej dekadash. A ka qenë ndonjëherë rreziku i përdiorimit të armës bërthamore aq i madh sa është sot?
Kurrë. Do t’i afrohemi shumë luftës bërthamore nëse nuk shqyrtojmë mundësinë e një sistemi të ri ndërkombëtar për kontrollin. Janë tre fenomene që e kanë ndryshuar radikalisht botën gjatë viteve të fundit. Së pari, kemi përpjekjet këmbëngulëse të disa pak vendeve për të shtënë në dorë teknologjinë e prodhimit të armëve, së dyti, zhvillimin e një tregu të zi ndërkombëtar materialesh bërthamore dhe, së fundi, qëllimin e deklaruar të terroristëve për të shtënë në dorë armë të shkatërrimit në masë.