“Puno ku themi ne, ose s’ke ndihmë ekonomike”

03/03/2005 Projekti pilot për të varfërit mbërrin edhe në Bashkinë e Durrësit
DURRËS - Përfituesit e ndihmës ekonomike, të cilët nuk do të punojnë në projektet e Bashkisë së Durrësit, të cilat pritet të zbatohen, nuk do të kenë më mundësi të marrin edhe atë pak sasi të hollash, ndihmë ekonomike, që e kanë marrë deri më tani. Kjo është deklaruar nga ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Engjëll Bejtaj, në takim me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Lefter Koka dhe prefekten Ingrit Shuli.
Qëllimi i vizitës së ministrit në Durrës ishte pikërisht gjetja e godinave për ngritjen e qendrave, nga ku do të menaxhohen edhe projektet.
Ministria ka nisur që prej tre viteve programin e shpërndarjes së shërbimit social me një financim të përgjithshëm prej 15 milionë dollarë. Pas mbylljes së fazës së parë të studimit dhe hartimit të programeve për zonat, ku do të shtrihet programi, do të kalohet në konkretizim, porqë, fillimisht, kërkon ngritjen e qendrave përkatëse.
Janë katër qarqe të përfshirë në projektin pilot, mes tyre edhe Qarku i Durrësit, i cili do të marrë 500 mijë dollarë. Por, ndryshe nga Vlora, Shkodra e Tirana, Durrësi ende nuk ka mundur të sigurojë godinat. Programi kërkon që objeket e bashkisë
të jenë të hipotekuara, ndërkohë që në takim u tha se asnjë nga 1700 objektet, që ka Durrësi, nuk ka çertifikatë pronësie.
Sipas ministrit, programi do të detyrojë familjet përfituese të ndihmës ekonomike të dalin detyrimisht në punë si kontribut në komunitet, në të kundërt edhe ajo sasi parash që u jepet do u mohohet.
Në Bashkinë e Durrësit janë të regjistruar 998 familje të tilla dhe nga projektet do të përfitojnë vetëm kjo kategori, e cila për punën do të paguhet disi më mirë sesa ndihma ekonomike. Bejtaj nuk cilësoi se sa lekë do të marrin këta punëtorë të rinj, por mësohet se nga puna e tyre paga do të jetë pak mbi atë që marrin si ndihmë ekonomike, e cila nuk kapërcen 6 mijë lekë për familje. Në këtë mënyrë zyrtarisht ministri ka deklaruar se krahu i punës së familjeve të vobekta nuk do të mund të sigurojë minimumin jetik, edhe pse do t’u duhet të punojnë nga punët më të rëndomta. Por, ajo që u bë e qartë dje në takim ishte edhe fakti se të papunët, si dhe ata që punojnë në të zezë nuk do të jenë objekt i këtij programi, ndërsa synimi i programit mbetet të thjeshtojë listat e trajtimit me ndihmë ekonomike të familjeve.
500 mijë dollarë, Qarku Durrës
programin e shpërndarjes së shërbimit social
998 famije të regjistruara, Bashkia Durrës
për trajtim me ndihmë ekonomike
6 mijë lekë
ndihma ekonomike për familje
Kategoritë që nuk përfitojnë
Të përjashtuarit nga ndihma dhe projekti
Ajo që u bë e qartë dje në takim ishte edhe fakti se të papunët si dhe ata që punojnë në të zezë nuk do të jenë objekt i këtij programi, ndërsa synimi i programit mbetet të thjeshtojë listat e trajtimit me ndihmë ekonomike të familjeve.
Një tjetër çështje, që nuk do të merret në konsideratë, është numri i madh i familjeve të të ardhurve, të cilët, për shkaqe të ndryshme, nuk janë përfshirë as në skemën e ndihmës ekonomike dhe as në politikat e zbutjes së varfërisë. Statistika prej 998 familje në Durrës, si të trajtuar me ndihmë nuk ka asnjë emër të familjeve të të ardhurve, edhe pse qindra prej tyre jetojnë në varfëri të tejskajshme.