Historia që u rrek me vite
03/03/2005 Kryeqyteti
Deri sot, nuk është shkruar ende një histori e Tiranës e mbështetur mbi burime dokumentare. Prof. Dr. Kristo Frashëri arrin të kurorëzojë përpjekjen e tij profesionale tepër të gjatë duke shkuar pas dhe rrekjes për të sjellë ndër vite një libër për historinë e Tiranës. Ky botim sapo është hedhur në qarkullim; “Historia e Tiranës”, si qytet (Vëllimi I). Ai trajton ngjarjet historike në lidhje me lindjen dhe zhvillimin e Tiranës që nga origina deri në vitin 1920, vit kur Tirana u shpall si kryeqytet i Shqaipërisë, sipas vendimeve të Kongresit të Lushnjes. Vëllimi i II do të trajtojë zhvillimet e Tiranës si kryeqytet, nga viti 1920 deri në ditët tona.
Punimet e botuara kushtuar historisë së saj kufizohen kryesisht mbi themelimin e Tiranës si qytet dhe mbështeten në legjendat popullore të regjistruara nga autorë të huaj gjatë shek. XIX (J. G. Von Hahn, H. Hecquard, A. Degrand etj.), te cilat kanë zënë rrënjë të forta në traditën gojore të banorëve. Ngjarjet e mëvonshme janë trajtuar vetëm në bazë të traditës gojore dhe kufizohen vetëm rreth vendosjes së familjes Toptani në qytet. Ngjarjet e ndodhura në qytet në fillimet e shek. XX janë trajtuar në formë kujtimesh nga Hafëz Ibrahim Dalliu.
Punimi i parë kushtuar historisë së Tiranës është botuar në vitin 1929, nga një autor anonim, i cili duket se ka qenë pjesëtar i kuvendit të jezuitëve të Shkodrës. Në këtë punim historia e Tiranës kufizohet në tre tema: në legjendat popullore mbi themelimin si qytet – në historinë e familjes Toptani, ashtu siç e tregonin pinjollë të saj – një vështrim i shkurtër mbi jetën parlamentare të zhvilluar në Tiranë pas themelimit të saj si kryeqytet (1920-1928). Një tjetër trajtim i historisë së Tiranës është përfshirë në vëllimin me titull “Tirana 1604-1937” botuar nga Bashkia e kryeqytetit në vitin 1937, me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së pavarësisë kombëtare të Shqipërisë. Pjesa historike e saj, hartuar nga Osman Myderizi, mbështetet përsa i përket fillimeve dhe deri në mes te shek. XIX mbi tregimet popullore, kurse ngjarjet e mëvonshme (pas mesit të shek. XIX, deri në vitet ’30 të shek. XX) kanë përmbajtje historike, veçse janë tepër fragmentare. Ndër autorët e huaj, të pakët, që trajtuan aspektet historike të Tiranës para Luftës së Dytë Botërore, vlen të përmendet arkeologu frëng Leon Rey për njoftimet që jep në “Udhërrëfyesin e Shqipërisë”, të vitit 1930 dhe në studimin e përbashkët që bëri me arkeologun shqiptar Hasan Ceka mbi Xhaminë e Haxhi Et’hem Beut, të botuar në vitin 1935. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u botuan disa punime modeste nga autorë italianë, njëri nga të cilët E. Baglioni, trajtoi, tepër shkurt monumentet historike te Tiranës, kurse te tjerët (G. Di Mauro, B. Castiglioni, D. De Angelis d’Ossav), dhanë kryesisht aspektet urbanistike të qytetit. Pas Luftës së Dytë Botërore, askush deri sot nuk ndërmori studimin dhe botimin e një trajtese integrale për historinë e Tiranës. Për dekada të tëra mbisundoi nota e fillimeve legjendare të historisë së qytetit, kurse nga historia e mëvonshme vëmendja kryesore u përqëndrua në aspektet urbanistike. Një sprovë për të kapërcyer notën legjendare të themelimit të qytetit, u ndërmor në vitin 1955 nga K. Frashëri, me artikullin e titulluar Fillimet e historisë së Tiranës. Por, trajtesa e tij nuk arriti të davariste notën legjendare, e cila vazhdoi të mbisundonte në opinionin e qytetarëve. Dhjetë vjet më vonë, me 1964 me rastin e 350 vjetorit të themelimit të qytetit, Kr. Frashëri botoi edhe një punim të ngjeshur me të dhëna të reja mbi jetën shoqërore, arsimore dhe kulturore të Tiranës gjatë shek. XVIII dhe gjysmës së parë të shek. XIX, e cila do të shërbente si kapitull i veçantë i monografisë që autori kishte ndërmend të hartonte mbi historinë e Tiranës, por që për arsye të ndryshme nuk u realizua në atë periudhë. Me përjashtim të shkrimeve sporadike të botuara mbi historinë e Tiranës me tema të veçanta nga Lufta Nacional Çlirimtare dhe nga jeta kulturore e pasluftës, duhen përmendur në këtë mes studimet mbi monumentet arkitektonike të së kaluarës së Tiranës, kryesisht mbi Xhaminë e Haxhi Etëhem Beut nga A. Meksi, Gj. Frasheri, S. Dashi dhe mbi ndonjë aspekt urbanistik gjithashtu të së kaluarës nga E. Riza, K. Zheku dhe Gj. Frashëri, S. Dashi. Vlen të përmendet sidomos punimi i Koço Mios me titull “Trajta të profilit urbanistik të Tiranës”, botuar më 1987. Siç e tregon edhe vetë titulli, trajtesa merret kryesisht me historinë e zhvillimit urbanistik të Tiranës si kryeqytet, kurse materiali që trajton jetën e tij historike, është tepër i cunguar. Me një fjalë, Tirana mbeti deri në përmbysjen e regjimit komunist, pa një histori të plotë dhe të argumentuar me burime dokumentare.
Edhe pas vitit 1990 e deri sot, gjendja e studimeve historike për Tiranën nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të thellë. Më 1997 Skënder Jasa botoi një trajtesë me titull: “Tirana në shekuj”, mbështetur kryesisht mbi legjendat e njohura, të shoqëruara aty-këtu me fantazi jo bindëse, por të pasuara me kujtime dhe shënime nga autorë të ndryshëm. Një trajtesë me vlerë për historinë e banorëve të bashkësisë orthodokse është botuar nga Dhimitër Beduli, po atë vit, i cili punimin e vet e ka shoqëruar me pjesën e parë të Kodikut të Kishës së Shën Prokopit, në origjinalin greqisht dhe në përkthimin shqip. Gjatë atyre viteve vazhduan studimet mbi aspektet urbanistike të Tiranës nga Gj. Frashëri dhe B. Aliaj, pa lënë jashtë punimet mbi historinë e përgjithshme të Shqipërisë, ku Tirana zë pjesën e vet.Vetëm këto kohët e fundit (2003), ka dalë një punim në anglisht, fryt i një trajtese serioze, nga një grup arkitektësh dhe historianësh me titull “TIRANA the Challenge of Urban Development”. Punimi, i cili i kushtohet kryesisht zhvillimit urbanistik të kryeqytetit (nga Besnik Aliaj dhe Keida Lulo), shoqërohet nga një vështrim i shkurtër i historisë së Tiranës (Kr. Frashëri), i gjurmëve arkeologjike të trevës (M. Korkuti), i kulturës materiale të qytetit (A. Gjergji), i jetës kulturore (J. Papagjoni), artistike (F. Hudhri) dhe turistike të tij (G. Myftiu). Si përfundim, deri sot ende nuk është shkruar historia e Tiranës e parë nga të gjitha fushat e jetës - politike, ekonomike, shoqërore, urbanistike, kulturore, letrare, arsimore dhe nga dinamika e zhvillimit historik të qytetit dhe të trevës, që nga lashtesia deri në ditët tona.