Grabitet magazina e hekurudhës
03/03/2005 Vjedhja e dytë
DURRËS - Baza mekanike e hekurudhës në Durrës është vjedhur për të dytën herë në më pak se tre javë. Ndërsa më parë, grabitësit e kësaj baze, ishin punonjës të hekurudhës, këtë herë magazina është bërë pre nga dy shtetas të tjerë.
Sipas burimeve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Durrësit, mësohet se H.Selimaj dhe M.Meta janë akuzuar nga policia si atuorë të vjedhjes së disa mekanizmave të lokomotivave. Policia nuk ka bërë ende të ditur se sa është vlera e materialit të përvetësuar, por mësohet se pjesët e vjedhura kapin vlerë të konsiderueshme.
Të dy këta shtetas janë ndaluar dje nga policia dhe pritet që prokuroria të nisë hetimet.
Jo më larg se 11 shkurti i këtij viti, u arrestuan magazinierja Vjollca Qoshja, 55 vjeçe, sepse në bashkëpunim me shoferin e institucionit, Klodi Gjeçi, i datëlindjes 1980, kanë nxjerrë nga magazina për qëllim tregtimi të paligjshëm 10 copë pistona lokomotive, me vlerë 5 mijë euro.
Sipas policisë, u mësua se kishte qenë informacioni i një inspektori të Drejtorisë së Hekurudhës, ai që zbuloi vjedhjen. Më pas, deklarimet e inspektorit, i kanë shërbyer policisë të hetojë dhe pasi ka arritur në konkluzionin se pjesët e vjedhura nga Qoshja e Gjeçi, futeshin në një lokal për t’u strehuar dhe më pas për t’u transportuar nga vjedhësit në një vend tjetër, ka prangosur dy punonjësit e hekurudhave.
Materialet e gjetura të fshehura u bllokuan në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet.