Botuesit i bien “samarit” të marrë vesh “gomari”

04/03/2005 Agresiviteti i botuesve për çmimin e blerjes së të drejtave të autorit “alarmon” shoqatën e botuesve; tre-katër shtëpi botuese bëjnë “tender” për ekskluzivitete
Kur nuk ka as javë që botuesja e “Skënderbeg book” publikoi ekskluzivitetin e botimit në shqip të nobelistes Elfried Jelinek, nisën debatet e dyshimta dhe për këtë botim.
Ashtu si për Markezin, numri i botuesve shqiptarë që janë turrur drejt agjencive të të drejtave të autorit i ka kapërcyer parashikimet. Mbi tre-katër shtëpi botuese po hyjnë në një garë të re të ethshme, për të dhënë sa më shumë para jashtë vendit, drejt agjencive të ndryshme për të fituar ekskluzivitetin. Shifrat i kalojnë një mijë euro.
Madje, dje u përfol dhe një shifër më skandaloze për Jelinek, ku skajet e parave të ofruara shkojnë nga 500-2500 euro. Të shqetësuar nga kjo çoroditje, bosët e biznesit të librit që kryesojnë Shoqatën e Botuesve janë mbledhur dje, tërthorazi në mes të tjerave, për të shtruar këtë problem për botuesit “e rinj”. Veçse nuk është treguar me gisht se për kë bëhet fjalë, me “modesti”, botuesit janë shprehur se masat për ndalimin e piraterisë duhen nisur nga vetja. Sikur të mos përbënte një problem aq të madh çështja e blerjes së ekskluziviteteve me çmime tenderuese, botuesit janë ndaluar dhe tek dyshimet që kanë në lidhje me kontratën e të drejtës së autorit.
Sërish në syrin e konstatimeve, por duke ia ditur mirë problemet dhe ujditë njëri-tjetrit, botuesit u shprehën se, pikërisht për këtë po bëhen qesharakë dhe të pabesueshëm tek agjencitë ku vrapojnë për të ofruar shifrën më të lartë për blerjen e librit. Ku asnjë botues, dhe pse ka marrë dhe publikuar me mjaft bujë autorin e blerë me mijëra euro, nuk ka treguar deri tani kontratën e nënshkruar, të paktën të faksimiluar nga agjencitë ku marrin ekskluzivitetin. Madje, akuzat e krerëve të shoqatës së botuesve kanë shkuar deri atje sa t’i cilësojnë këta botues si “biznese me duar jo të pastra”. Rasti i Markezit dhe Jelinek në shqip, duket se ka çuar në thertoren e debateve tre-katër botues, të cilët në dijeni të njëri-tjetrit, dje, krejt personalisht janë shprehur se “mes botuesve duhet të ketë harmoni dhe të mos priten në besë”. Kjo është bërë aq gangrenë, sa vetë përkthyesit kanë filluar t’i heqin qafe botuesit dhe të ngrenë një shtëpi botuese. “Të funksionojnë mekanizmi shoqëror, nuk mund t’i hyjmë në hise njëri-tjetrit”, ka bërë thirrje botuesi i “Diturisë”, Petrit Ymeraj. Në këtë mbështetje ka qenë dhe kreu i shoqatës, Fatmir Toçi, duke thënë se, “ekskluzivitetet sot janë kthyer si në tender, me shifra të papërballueshme”.
Jo drejtpërdrejtë, por zë më të ashpër, botuesi i “OMBRA GVG”, Gëzim Tafa, tha se “kjo klimë po eksportohet tek agjencitë e të drejtave të autorit në marrëdhëniet me to. Po vidhen çmimet që ofrohen për ekskluzivitete, duke blerë autorët me vlera të papërballueshme që nuk ia dilet”.
Ndërsa një nga pikat më nevralgjike ka qenë dhe riprodhimi i veprave pa leje jashtë kufijve, ku u përmendën rastet e Kosovës dhe Maqedonisë. Tregu më i kërkuar, sipas botuesve, ka qenë për librat e suksesshëm, fjalorët dhe metodat e ndryshme. Ky treg që mban mbi 3 milionë banorë për botuesit, paraqet mjaft pengesa, që kanë të bëjnë me administratën dhe vakumet ligjore. Dogana është rrugëkalimi më i sofistikuar për botuesit, ku nuk kontrollohet hyrja e shumë titujve që shtypen jashtë, duke u transportuar me çanta e mbushur bagazhet e makinave. Duke mos menduar se Shoqata e Botuesve po luan rolin e policit, të paktën tani kur po ceken konkretisht interesat vetjake, kërkohet tërheqja e vëmendjes ndaj biznesit jo të pastër me librin. Asgjëkundi deri tani nuk përmendet kurrizi i shkrimtarëve, se ç’heq nga pirateria, si mashtrohen nga botuesit me shifrat e shitjes dhe tirazhin në treg. Tani, kur paratë nuk përbëjnë më porblem për botuesit, që po të duan i gjejnë gjithandej dhe aq sa duan për ekskluzivitete, po vetëkërkojnë që secili të shohë me vullnet moral dhe të mbajë qëndrim për veprimtarinë e tij. Po prap përfundon me veten ky debat i shoqatës së botuesve, nëse janë “engjëj apo demonë”, që vazhojnë të nxjerrin të njëjtat konstatime, të flasin për masat e të fërkojnë duart, se “tërthorazi” ia shtijnë frikën njëri-tjetrit për të mos vjedhur dhe prerë në besë kur tregojnë se me sa lekë duan të blejnë të drejtën e autorit.
Fatmir Toçi, botues “Toena”
“Forma e piraterisë, vjedhja e përkthimeve po bëhet një njollë e zezë e botimeve pa të drejtë autori. Vërejtjet duhet t’i nisim ndaj vetes, ku secili është prekur nga ky virus. Po shtypen libra me tirazhe të pakontrolluara, ka raste ku librat nxirren në treg para botuesit që ka marrë të drejtën e autorit. Është keqësuar gjendja e riprodhimit të veprave pa leje, sidomos jashtë kufijve në Maqedoni dhe Kosovë. Futja e librit nga dogana është kthyer në një tjetër problem, ku shtypen jashtë dhe transportohen me çanta. Ndërsa po skanohen nga origjinali librat me ilustrime për fëmijë dhe shiten me 1 mijë lekë copa. Masat e piraterisë duhet t’i nisim nga vetja, të mos mbetemi në rrezikun e konstatimeve”
Petrit Ymeraj, botues i “Dituria”
“Shoqata nuk luan rolin e policit, por duhet t’i themi njëri-tjetrit problemet që kemi. Secili nga ne ta shohë me vullnet moral dhe të mbajë qëndrim për veprimtarinë e tij. Tenderi për të drejtat e autorit duhet bërë me botues dhe jo me shtypshkronjën. Botuesit nuk duhet t’i hyjnë në hise njëri-tjetrit. Nuk duhet të ngrihen çmimet e blerjes së ekskluzivitetit. Po shihet një agresivitet jo profesional për librin, ka një kosto të caktuar për blerjen e autorit”
Hasan Leka, botues Camaj-Pipaj
“Botuesit vetë nuk dinë se si merren të drejtat e autorit. Ata nuk njohin ligjin mbi librin. Ka ardhur koha që ISBN-ja t’u jepet botuesve që kanë licensë profesionale nga Ministria e Kulturës. Shoh që shumë botime nuk vënë tirazhin e librit, që është një tregues i piraterisë. Nuk duhet të botohet një vepër që është më e dobët se letërsia shqipe, sidomos autorë të përkthyer që i takojnë fundit të shekullit të kaluar”
Gëzim Tafa, botues “OMBRA GVG”
“Duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin, lufta kundër piraterisë duhet filluar nga vetja. Tek ne është instaluar një klimë në raport me agjencitë e të drejtave të autorit dhe, kjo nuk duhet eksportuar në institucionet që kanë pronësinë e autorit. Janë vjedhur çmimet që vendosim për të tërhequr të drejtat, deri atje sa nuk mund t’i përballojmë vlerat financiare, nuk ia dilet”
Masat që morën botuesit
1-Kontaktimi me botuesit e Kosovës dhe Maqedonisë për rastet e piraterisë
2-Takim me ministrin e Kulturës
3-Bisedë me botuesit, përkthyesit dhe autorët
4-Takim me institucionet më të larta për piraterinë në Maqedoni dhe Kosovë
5-Shoqata nuk do të pranojë asnjë autor pa vërtetuar kontratën e të drejtës së autorit
6-Seminar me Bibliotekën Kombëtare
7-Shoqata e Botuesve i bashkangjitet në uninamitet promemories së disa autorëve që kanë denoncuar piraterinë