E Hënë, 2 Nëntor 2026

Eliot Weinberger leksione esesh në Tiranë

04/03/2005  Një ndërthurje metaforike e përsosur, në një krahasim tepër të gjetur midis joshjes seksuale te kafshët (që pavarësisht nga veprimet e tyre instiktive, të kujtojnë njerëzit me skatësi matematikore) dhe Safos. Kufiri midis të prekshmes asaj që mund të thuhet dhe tabusë nuk ekziston. Një ese që të sjell ndërmend Ezopin, jo në fabul, por në një përshkrim natyralist. Kritiku dhe eseist, Eliot W---einberger, preferoi ta lexonte vetë këtë ese para dashmirësve të tij, dje në Galerinë Kombëtare, i ftuar prej disa ditësh në vendin tonë nga "Poeteka". Një ese ku kufijtë e prozës dhe poezisë ishin shkrirë në një linjë të vetme lineare (ose në një prozë të mirërimuar). Përpos esesë "Objekte seksuale", ai lexoi edhe një tjetër "Yjet", e cila dhe për ata që nuk dinin anglisht tingëlloi si një ansambël melodik i përkryer, në magjinë e një krijimi ku poezia dhe proza humbisnin përkufizimet e tyre letrare, për të patur një trup të vetëm.

"Eseja si formë nuk është eksploruar në shumë gjuhë. Në shumicën e rasteve esetë bien në një lloj kategorizimi, e shkruar në vetën e parë, në aspektin gazetaresk, apo edhe në kritikë. Përpiqem vazhdimisht të krijoj diçka të re në këtë zhanër dhe rregulli im i vetëm është, të mos shpik asgjë të re. Në zhvillimet moderne ku kufiri midis letërsisë artistike dhe jo artistike, gati "humbet", përpiqem të pohoj faktet, edhe kur shkruhen në prozë apo edhe në poezi...", ka shpjeguar Eliot W---einberger. Ky pohim i fakteve, në një mnyrë tepër origjinale, të bind se eseja është diçka më shumë se një rrëfim, është një krijim artistik që të dyzon midis prozës dhe poezisë, të cilat duken që jo vetëm nuk janë larg njëra-tjetrës, por mund të shkrihen në një trup të vetëm, në një grup notash zanore, të cilat të dirigjuara me një mjeshtëri si të W—einberger-it, krijojnë një ese-simfoni magjepsëse...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›