Qazim Kërtusha, një “ftesë për kafe” me skulpturat e tij

04/03/2005 Ekspozita është pritur me interes në Durrës
DURRËS - Skulptori durrsak Qazim Kërtusha ka çelur në qendrën e biznesit “Monun” ekspozitën me punimet më të mira të tij. Ekspozita është titulluar “Ftesë për kafe” dhe është vizituar krahas skulptorëve, piktorëve, kritikëve të artit edhe nga drejtues vendor, intelektualë dhe deputetë. Madje, skulptori ka mundur të “shkrijë edhe akujt” mes politikanëve, pasi ekspozita
është vizituar paralelisht nga deputetë, të cilët kishin kohë pa shtrënguar duart.
Kërtusha ka demonstruar 30 punime të gatuara në dru, bronx, mermer e allçi, ndërsa është shprehur se po punon në prezantimin e shumë projekteve të reja.
Skulptori i prirur drejt skulpturave urbane (të parkut) ka 30 vite që i është përkushtuar profesionit dhe ai ka lënë gjurmë me shumë nga këto punime. Mozaiku në hyrje të qytetit të Durrësit, busti në bronx i Dom Nikoll Kaçorrit dhe vepra në bronx e qelq pranë teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës janë produkt i intelektit dhe dorës së skulptorit, i cili kohët e fundit ka gjetur edhe mbështetjen e biznesit vendës.
Qazim Kërtusha, pas përfundimit të Akademisë, ka çelur shumë ekspozita në disa nga qytetet e vendit tonë, ndërsa në Durrës 30
punimet e reklamuara janë përpjekja e tij e tretë. Ai ka krijuar 7 skulptura parku vetëm në qytetin bregdetar dhe fakti se Durrësi është qytet antik, ai deklaron se do t’i krijojë mundësi të shumta për të tjera skulptura dhe konkretisht veprat mesjetare si
muri i kalasë mesjetare, torra antike apo edhe shëtitorja bregdetare do të jenë gjetje të reja për ekspozimin në skulpturë të emrave dhe ngjarjeve më në zë të qytetit shumëshekullor. Piktura dhe skulptura po zenë vend edhe në banesa dhe kjo është ndier edhe në ekspozitën e Kërtushës, pasi shumë nga skulpturat e
gatuara nga ai janë kërkuar për t’u blerë. Mjaft biznesmenë në Durrës kanë ngjallur interes për të pasur temat dhe simbolet e tyre apo të familjeve, ndërkohë që dashamirësist e skulpturës kanë rendur për të pasuruar koleksionin, edhe pse veprat e ekspozuara kushtojnë.
Skulptori Qazim Kërtusha është shprehur shumë i kënaqur me
prezantimin e bërë, ndërsa ka thënë se së bashku me skulptorin Idriz Balani dhe arkitektin Viktor Dhimgjini do të marrin pjesë në konkursin për qendrën muzeale të Pejës.