Eteri i frymëzimeve në telajo
04/03/2005 Vithkuqi është një nga tre fshatrat e rrethit të Korçës që tërheq vizitorë, krahas
Voskopojës dhe Dardhës malore. Por njerëzit që udhëtojnë më shpesh drejt tij janë artistët korçarë dhe ata pogradecarë të penelit.
Fshati që ndodhet 27 kilometra larg qytetit të Korçës, me pikën e tij më të lartë të quajtur Rungaja 1750 metra mbi nivelin e detit është i vendosur midis maleve.
Piktorët korçarë, Sotiraq Kuqali, Koço Ristani, Sotiraq Xega, Genti Proko, Engjëllush Minaj e Romeo Kallço janë të pranishëm në Vithkuq çdo fundjavë për të pikturuar peisazhet e tij.
Terreni i thyer kodrinor i fshatit Vihtkuq, që shtrihet në tre lagje të mëdha, shpalos të gjitha bukuritë e një natyre malore që për piktorët janë një pasuri peisazhi e pashtershme.
Sipas tyre, vjeshta e Vithkuqit është shumë e larmishme në ngjyra për shkak të bimësisë së pasur, por edhe stina e pranverës nuk është më pak tërheqëse. Sidomos në vjeshtë por edhe në pranverë e dimër piktorët korçarë e kanë mjaft të preferuar
fshatin e peisazheve të pafund.
Sotiraq Xega tha se ka mbi 120 punime peisazhi nga Vithkuqi, Sotiraq Kuqali ka krijuar mbi 50 punime në fshatin piktoresk. "Ne kemi hapur edhe një eskpozitë në Vithkuq me
pikturat e peisazhit të këtij fshati", tha, Genti Proko, ndërsa shton se në ekspozitat e çelura në qytetin e Korçës këto punime zenë vendin kryesor.
Piktorët korçarë në Vithkuq nuk i tërheq vetëm natyra por edhe monumentet e kulturës që ruhen atje. Janë 4 kisha, sipas tyre në gjendje të mirë dhe të restauruara që kanë vlera të
mëdha historike të artit bizantin.
Kisha e Shën Pjetrit e pikturuar nga vëllezërit Zografi së bashku me varrezat e lashta përbri. Kisha e Shën Mëhillit ka afreske në dy shtresa dhe mendohet se është pikturuar nga Kostandin Jeromonaku. Në shekullin e XVIII-të, në periudhën e lulëzimit të tij, Vithkuqi ka patur 24 kisha, nga të cilat edhe manastirin e famshëm të Shën Pjetrit.
Në hotelin e fshatit, tani në stinën e dimrit të vetmit bujtës janë piktorët e ardhur nga Korça. Jo më larg se këtë fundjavë grupi i pitorëve ishte në Vithkuq, për të hedhur në
telajo peisazhet e dimrit të punuara në akuarel dhe pastel. "Nuk jemi të vetmit që kemi pasion të pikturojmë natyrën e Vithkuqit. Kolegët tanë nga qytete të tjera si Anastas Kostandini nga Pogradeci, piktori durrsak Gavril Pistuli apo Skënder Kamberi
kanë shprehur dëshirën që të mos "humbasin" Vithkuqin nga krijimtaria e tyre", u shprehën artistët korçarë. Dhe sipas tyre, fshati malor me vlera natyrore dhe historike është gjithmonë dhe për këdo mikpritës.