Russell Maliphant Company, kurioziteti i Tiranës
04/03/2005 British Council prezantoi për herë të parë në Shqipëri trupën e famshme britanike të kërcimit modern “Russell Maliphant Company” në Teatrin e Operas dhe Baletit.
British Council ka organizuar dy sesione masterclass-i më 1 mars me trupën e baletit të Teatrit të Operas dhe Baletit si dhe me studentët e Shkollës së Baletit në mjediset e sallave të baletit të të dy institucioneve. Qëllimi i këtyre dy masterclaseve ka qenë njohja dhe ushtrimi në praktikë i formave dhe teknikave të reja të kërcimit modern si për nxënësit ashtu dhe për pedagogët e këtyre dy institucioneve.
Kompania Russell Maliphant është themeluar në vitin 1996 dhe kërkoi të eksploronte një sërë teknikash duke përfshirë baletin klasik, improvizime të kontaktit, jogën, capoeira dhe tai chi. Gjuha e Maliphant-it ka të bëjë me formën dhe dinamikën, është elegante, artikuluese dhe rezonante. Puna e kompanisë karakterizohet nga një mënyrë unike e lëvizjeve dhe e transmetimit të energjisë dhe përqëndrohet në marrdhëniet midis lëvizjes, dritës dhe muzikës.
Viti 2004 shënoi përvjetorin e 10-të të bashkëpunimit me dizenjuesin e famshëm të ndriçimit Michael Hulls. Kompania ka dhënë shfaqje në shkallë kombëtare e ndërkombëtare dhe së fundmi ka qenë kompania e parë europiane që ka vizituar Uzbekistanin. Në vitin 2002, kompania Russell Maliphant është nderuar me çmimin Time Out Magazine Live për “bashkëpunim të shkëlqyer” në pjesën Sheer dhe me çmimin People Choice në Festivalin De La Nouvelle të kërcimit në Montreal. Russell ka marrë çmimin fitues South Ban Shoë të kërcimit në vitin 2003 dhe pjesa e tij Broken Fali (Vjeshta e thyer) e krijuar për Sylvie Giullem, Michael Nunn dhe William Trevitt u shfaq premierë në Royal Opera House në dhjetor 2003 dhe fitoi çmimin Oliver për prodhimin më të mirë të kërcimit të ri.