Botuesit pranojnë nismën e Drejtorisë së Burgjeve “Edhe një mik në qeli”
TIRANË – Shtatë shtëpi botuese kanë ofruar dhe ekspozuar libra të enjten, në ambientet e QNK-së “Pjetër Arbnori”, të cilat do t’u dhurohen bibliotekave të institucioneve të burgjeve në të gjithë vendin, në kuadrin e një nisme të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Shtëpitë botuese “MAX”, “Toena”, “Gjergj Fishta”, “Ombra Gbv”, Botimet Scanderbeg, “Fan Noli” dhe “Dita 2000” kanë mbështetur nismën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve “…edhe një mik në qeli-Antidoda më e mirë kundër mërzisë dhe zbrazëtisë …libri”. Vlera e këtyre donacioneve, të cilat do të shpërndahen sipas nevojave të secilit institucion, varion nga 100 deri në 134 500 lekë nga secila shtëpi botuese.
14 Mars 2008