“Boyzone” përleshen me grupin e Rihanës
Grupi irlandez i muzikës pop, “Boyzone”, është përfshirë në një përleshje me anëtarët e grupit të këngëtares së muzikës R&B, Rihana. “Boyzone” kanë qenë në Australi javën e kaluar dhe janë takuar në një lokal me grupin e Rihanës, ndërsa njëri nga irlandezët i është afruar një femre, e cila ishte në grup dhe kjo mjaftoi që të përfshiheshin në një përleshje. “Jemi përfshirë në një përleshje... Ishte një vajzë në grupin e Rihanës. Ne dëshironim të shoqëroheshim dhe bisedonim, ndërsa njëri prej tyre reagoi keq, sepse ajo kishte qenë e dashura e tij, pastaj filluan të gjithë të reagonin...”- është shprehur Stiven Gateli, njëri nga anëtarët e “Boyzone”.
Portman rikthehet të jetojë me prindërit
Aktorja simpatike, Natali Portman, është rikthyer në shtëpinë e vjetër për të jetuar me prindërit e saj. Ylli i filmit “Cold Mountain”, thotë se ajo kishte pëlqyer të kujdesej veten dhe tani e ka shumë të vështirë të rikthehet në shtëpinë e saj të fëmijërisë. “Jam pa shtëpi për momentin, prandaj do të jetoj me prindërit e mi. Është një veprim disi i vrazhdë”,- ka thënë aktorja. “Të jetoja vetëm në fillim ishte më bukur, sepse gatuaja me pasion, më pëlqente të laja enët të kujdesesha për rrobat, por pas një kohe e gjithë kjo u kthye në një problem të vërtetë. E kam shumë të vështirë të kthehem sërish aty ku kam qenë kohë më parë, megjithatë për momentin nuk mund të gjej një zgjidhje tjetër më të përshtatshme”,- ka shtuar 27-vjeçarja Portman e zhgënjyer nga vetja.
Madona, imazhi i ri i “Louis Vuitton”
Madona ka vendosur të ecë në hapat e personazheve të tjerë mjaft të njohur, si Xhenifer Lopez, Skarlet Xhonson dhe Uma Thurmanit, si imazhi më i ri i kompanisë franceze “Louis Vuitton”. Mediat kanë bërë të ditur se ylli i muzikës pop ka nënshkruar një kontratë me gjigantët e modës për fushatën “Pranverë 2009”, ndërsa një ekip i veçantë do të punojë me këngëtaren. Mësohet se edhe fotografët e njohur, Mert Alas dhe Markus Pigot, janë bashkuar për të bërë fotografitë e Madonës për këtë projekt. Këngëtarja ka vendosur të rivalizojë ish-bashkëshortin, Gaj Riçi. Ajo do të nisë karrierën si regjisore, ka bërë të ditur vëllai i artistes, Kristofer Çiçone. Sipas tij, ylli amerikan do të zhvendoset se bashku me fëmijët nga Londra në Nju Jork. Madona ka qenë regjisore në filmin “Filth And Wisdom”, një komedi për një cigan ukrainas. Ndërkohë Riçi aktualisht po merret me filmin “Sherlock Holmes” dhe po përpiqet t’i mbaje tre fëmijët në Londër.
Merlin Mensën ishte ftuar të këndonte për Obamën
E çuditshme, por e vërtetë, këngëtari i rrokut kontrovers, Merlin Mensën, ishte ftuar të performonte në një koncert për të përkrahur fushatën për president të Barak Obamës. Lajmi u bë i ditur nga ish-bashkëshortja e tij, Evan Rakel Ud. Ajo është shprehur se pasi mësoi për ftesën që i ishte bërë këngëtarit, e kishte bindur që të mos përzihej në fushatën për president të Barak Obamës, për shkak të kontroversitetit që kjo mund të shkaktonte. “E këshillova të mos e bënte atë. I thashë: ‘Nëse do të ngjitesh në atë skenë nuk do të jetë mirë. Kjo do të shkaktojë shumë kundërthënie, të cilën e di se ti nuk e dëshiron. Edhe vetë Obama nuk ka nevojë për këtë në këto momente’”, - është shprehur aktorja, e cila u nda me këngëtarin muajin e kaluar.
13 Nentor 2008