E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekt në kompjuterin grek, bllokohen emigrantët

Kakavijë

Qindra emigrantë shqiptarë janë bllokuar në orët e para të ditës së djeshme në pikën doganore greke, për shkak të një defekti të rëndë në sistemin kompjuterik. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Emigracionin, Gentian Mullai, sipas të cilit, nga ora 00:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, sistemi kompjuterik nga pala greke në pikën e kalimit kufitar Kakavijë ishte me defekt, për pasojë në tokën greke janë krijuar radhë deri në 500 metra me makina të vogla dhe rreth 8 autobusë, të cilët po vinin për në Shqipëri. Ndërkohë, sistemi është rregulluar vetëm në orën 06:00 dhe puna ka vijuar rregullisht, duke eliminuar radhët rreth orës 08:00 të ditës së djeshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›