Bozidar Prosenjak: Femra është kuptimi i jetës
Prej vitesh njeh një komunitet shqiptarësh në Kroaci, por jo letërsinë tonë. Ka dëgjuar emrat e Kadaresë e të Kongolit, por kaq. Shkrimtari kroat, Bozidar Prosenjak, takon për të parën herë lexuesin shqiptar. Këto ditë gjendet në Tiranë për të prezantuar në panair, librin e tij të parë në shqip "Kali i egër", botuar nga "Toena". Bashkë me të, kanë ardhur edhe përfaqësues të Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Prefekturës së Zagrebit. Në intervistën e mëposhtme, Prosenjak tregon për letërsinë, botën, njeriun, filozofinë e tij krijuese.
Ju bëni takimin e parë me lexuesin shqiptar. Çfarë domethënie ka kjo për ju si shkrimtar?
E pres si një moment historik, sepse është hera e parë që hapen rrugët e një marrëdhënie letrare e kulturore mes Kroacisë dhe Shqipërisë. Një realitet që nxit edhe përkthimet e shkrimtarëve shqiptarë në gjuhën kroate. Jam i kënaqur që në promovimin e librit tim në Zagreb, u bë marrëveshja për përkthimin e një shkrimtari shqiptar, ende i papërzgjedhur, në kroatisht. Libri im "Kali i egër", u bë shkas për njohje të mëtejshme dhe për hapësira besimi.
"Kali i egër", një pikëpyetje për jetën, njeriun, kohën… Si është raporti mes tyre?
Ky libër merret me kërkimin e thelbit dhe kuptimit të jetës, me rritjen e njeriut dhe nevojën që ai të jetë në bashkësi. Natyrisht që, njeriu nuk e ka zgjedhur as kohën dhe as hapësirën e lindjes së vet. Unë kam lindur si kroat. Pikësëpari, duhet të mësoj të dua veten, por edhe hapësirën në të cilën jetoj. Më tepër e kam dashur Kroacinë kur kam jetuar në Francë. Prej së largu, kam parë pasurinë e vendit në të cilin jetoj. Më është dhënë mundësia të jetoj edhe në Kanada, një vend i pasur, por kuptova se roli im ishte në popullin të cilit i përkisja. Më në fund, ai popull ma ktheu dashurinë. Vetëm në Kroaci, libri im është ribotuar 15 herë.
Ju shkruani edhe letërsi për fëmijë. Ndjeheni komodë aty?
Unë nuk bëj dallime. Disa shkrimtarë të njohur ka thënë se çdo drejtim i letërsisë tregon kahun e së mirës dhe të keqes. Për fëmijët duhen zgjedhur tema dhe fjalori që të jetë i kuptueshëm për ta. Po ashtu, duhet të jesh i sinqertë kur shkruan për ta. I rrituri ka një vështrim kritik ndaj veprës, kurse fëmija pranon atë që i ofrohet. Unë mendoj se letërsia e mirë ndërton shpirtin e njeriut.
Cilat janë temat që ju ngacmojnë të shkruani?
Më interesojnë më tepër marrëdhëniet ndërnjerëzore. Sa mundet që letërsia të ndikojë mbi njeriun. Për faktin se jetojmë në një kohë, e cila është e materializuar, përfitimi e rrotullon botën. Dhe kjo është një forcë e verbër. Mund të deformojë gjithë shoqërinë. Shumë civilizime janë shpërbërë në momentin e kulmit të tyre. Kjo na tregon se në të njëjtin moment duhet të zhvillohen edhe mjetet shpirtërore. Unë kam bërë punë të ndryshme. Dy vjet kam qenë gazetar, kam studiuar italisht, frëngjisht, anglisht. Kam bërë edhe guidën turistike në vendin tim. Në asnjë nga këto punë, nuk e kam ndjerë veten të mbushur dhe të gëzuar. Kuptohet që, çdo njeri ka një dhunti dhuratë prej Zotit. Duhet të pranojmë atë që është aftësia jonë. Në Kroaci ka 50 mijë përkthyes të mirë turistikë, por jo kaq shkrimtarë të mirë. Më vonë e kuptova se dhurata ime ishte të shkruarit. Përmes tij kam arritur përfundimin se e vërteta është një aventurë. Çdo shpirt njerëzor është i etur për të.
Çfarë domethënie ka bota për ju?
Shumë vështirësi që na ndodhin si persona, vijnë prej arsyes se kemi humbur kuptimin e të jetuarit në një bashkësi. E ardhmja e botës, patjetërsimi i saj varet nga kjo mënyrë e të jetuarit.
E njihni sadopak letërsinë shqiptare?
E njoh vetëm nga enciklopedia. Kam dëgjuar për Kongolin e Kadarenë. Tani mendoj se është momenti për më shumë shkëmbime në këtë fushë.
Si e shihni letërsinë në kushtet e sotme?
Unë dalloj dy lloje letërsish. Njëra rindërton shpirtin e njeriut, e dyta e shkatërron. Letërsia mundet të ngrejë ura komunikimi kulturore, apo ekonomike mes popujve. Roli i letërsisë së çdo populli është të tregojë se çfarë e bën të veçantë atë.
Cili është koncepti jua për femrën?
Për çdo mashkull, kuptimi i jetës është gruaja. Ne do të ishim shumë dembelë, po të mos ishte femra. Kur isha në moshë të re, mendoja që gruaja është një shpirt prej kristali. Nëse e prek, shpërbëhet. E kam idealizuar. Si çdo gjë e gjallë, ajo kërkon partnerin e vet, kërkon pjesën që e përmbush.
Keni shkruar për të?
Po. Kam disa libra që i janë dedikuar femrave. Por, mendoj se ato ekzistojnë brenda konceptit të familjes. Prej dallimeve në marrëdhëniet mes burrit dhe gruas formohet një jetë e re. Nëse në botën tonë paraqitet një kontinent tjetër, do të ishte fëmija i krijuar mes marrëdhënies mashkull-femër.
Beson në Zot?
Edhe sikur Zoti të mos ekzistonte, njeriu do ishte i detyruar ta krijonte atë. Këtë raport e kam trajtuar edhe në librin tim "Kali i egër". A do të jetë i lumtur njeriu nëse kërkon vetëm bukurinë? Me siguri nuk do të ishim, sepse ka dhe shumë të tjerë që kërkojnë të njëjtën gjë. Për të qenë njerëz të suksesshëm duhet të respektojmë disa ligje e rregulla, të cilat janë menduar shumë më parë se ne.
Çfarë është e bukur për ju?
Në botë vjen nga e bukura. Tërë jetën kërkojmë parajsën e humbur. Gjithmonë e kemi diku në kujtesën tonë. Ajo mund të gjendet edhe në syrin e bukur të një gruaje, apo në një prekje dore. Njeriu në këtë mënyrë funksionon. Nuk mund të jetojë pa momente të tilla. Kur has në këto bukuri, transformohet tërësisht dhe çasti mbetet i pashlyeshëm në kujtesë.
Kush është
Bozidar Prosenjak ka lindur më 19 gusht 1948, në Koprivnica, Kroaci. Kreu shkollën në Kuzminac, Koprivnica, Paris dhe Zagreb, ku më 1976-ën u diplomua në Fakultetin Filozofik, dega Romanistikë. Tregimi i tij i parë u botua në vitin 1968 dhe fill pas botimit u rendit në përmbledhjen e zgjedhur "Shkrimtarët e rinj kroatë", duke përfaqësuar Kroacinë edhe në evenimente letrare ndërkombëtare. Nga viti 1979-1984, punon në Qendrën Kulturore, formon dhe drejton klubin letrar "Albatros" dhe tribunën kulturore "Salloni blu". Që prej vitit 1984, punon si krijues i lirë, dhe sot është një prej shkrimtarëve më në zë të Kroacisë. Ai është autor i dyzet librave për fëmijë e të rritur. Shumë krijime të tij janë renditur në përmbledhje të zgjedhura, antologji e leksione, në Kroaci e jashtë saj. Krijimet e tij janë përkthyer në anglisht, arabisht, çekisht, gjermanisht, maqedonisht, polonisht, sllovenisht, italisht, hungarisht, frëngjisht, shqip etj. Numër i konsiderueshëm i vargjeve të tij ka frymëzuar kompozitorë të ndryshëm në krijimet e tyre.