Shpërthim në oborrin e zyrës së BE
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur dje, pasdite, Prishtinën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, kur një automjet ka shpërthyer në oborrin e zyrës civile ndërkombëtare.
Sipas policisë, nuk ka të lënduar në njerëz, por shpërthimi i eksplozivit ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e godinës.
Aktualisht kanë nisur hetime intensive për zbardhjen e ngjarjes dhe policia ka marrë në pyetje punonjësit e sigurisë dhe dëshmitarë në vendngjarje.
Shpërthimin e ka konfirmuar, në një deklaratë, edhe zëdhënësi i ndërkombëtarëve, Endi Mekdafi. "Ne e dënojmë incidentin pa rezerva dhe i shprehim mirënjohje qeverisë së Kosovës për mbështetjen", tha ai. Mekdafi shtoi se "do të kërkojmë nga qeveria të bëjë sigurimin e stafit ndërkombëtar në Kosovë, ndërsa do të vazhdojë puna për të mirën e njerëzve në Kosovë dhe për stabilitetin e rajonit".
Në një deklaratë për shtyp, Presidenti Fatmir Sejdiu tha se kjo është një vepër e kryer nga armiqtë e Kosovës. "Dënojmë në mënyrën më të ashpër shpërthimin. Pas këtij akti të shëmtuar janë armiqtë e Kosovës, por kjo përpjekje e shëmtuar nuk do zbehë respektin që Kosova ka ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të ruajnë qetësinë dhe të vazhdojnë të jenë faktor i stabilitetit të vendit", ka pohuar Sejdiu.
Ndërsa Kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se qeveria e Kosovës do të marrë të gjitha masat për zbardhjen e këtij "akti të shëmtuar". "Qeveria e Kosovës i bashkëngjitet dënimit të ashpër ndaj shpërthimit dhe themi pa hezitim se kryesit e këtij akti të shëmtuar janë armiqtë e Kosovës. I kam kërkuar ministrit të Brendshëm marrjen e masave për zbardhjen e këtij rasti. Asnjë veprim i tillë i ulët nuk do ta luhatë politikën pro-perëndimore të Kosovës", tha ai.
Mediat lokale njoftuan se zyrtarë të Policisë së Kosovës thanë se, rreth orës 17:30 ka ndodhur një shpërthim para selisë, ku është vendosur personeli i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) në Prishtinë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.