E Diel, 1 Nëntor 2026

Cirku çel sezonin artistik

"Lëre shpirtin tënd të fluturojë në cirk" është premiera e parë e stinës artistike 2008-2009 në Cirkun e metropolit. Shfaqjet do të jenë këtë të shtunë dhe të diel, ora 11:00, për të vazhduar edhe javën tjetër. Kjo premierë është vënë në skenë nga mjeshtri Fatos Roshi, me koreografi të Llaqi Nakos dhe drejtim muzikor nga Leonard Topi. Shfaqja është një kombinim midis numrave të rinj të akrobacisë me humorin e Met Selimit dhe Novruz Hysenit, lojës me kafshë si dhe valleve moderne të fëmijëve të Grupit "Spektër".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›