E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlerësohet poeti Gëzim Hajdari

Krijimtaria e poetit shqiptar, Gëzim Hajdari, vazhdon të vlerësohet në Itali e më gjerë. Shtëpia botuese gjermane "Pop Verlag", promovuese e talenteve nga e gjithë bota, sapo ka nxjerrë në qarkullim librin e poetit shqiptar "Dhimbje hëne" ("Mondkrank") ndërsa në Itali, në libraritë e njohura Feltrinelli, gjendet në 320 faqe antologjia "Poezi të zgjedhura 1990-2007" ("Poesie scelte, 1990-2007"), pjesë e së cilës është edhe krijimtaria e Gëzim Hajdarit. Me këtë vëllim të parë, ajo nisi të bëjë edhe më shumë të njohur poetët dhe shkrimtarët më të njohur nga bota. Raffaele Taddeo, do të shkruante këto ditë se Gëzim Hajdari me veprën e tij po universalizon të qenit emigrant, siç edhe vetë është. "Këtë gjë ka bërë edhe Dantja", shkruan ai, "sepse edhe ai për shumë kohë qe i emigruar nga vendi i tij. Në pamje të parë, duket sikur krahasimi me të madhin Dante është krejt i pavend, por, po ta njohësh nga afër jetën dhe veprën e Gëzim Hajdarit, siç më është dhënë rasti mua, është e vështirë të gjesh në historinë italiane, madje edhe në historinë botërore, një poet të ngjashëm si ai, të aftë të universalizojë të qenit në emigrim, ikjen nga atdheu tënd".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›