E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urgjent Kuvendi miraton ligjin për Prokurorinë me konsensus PD-PS

Kuvendi në seancë plenare

Tiranë, 29 dhjetor 12:02 NOA - Deputetët e Kuvendit kanë votuar para pak çastesh projektligjin për Prokurorinë, të cilit para pak ditësh iu dha konsensus nga Partia Socialiste.

Në seancë morën pjesë 121 deputetë ndër 140 që janë mandatuar në Kuvend.

Pro ligjit për Prokurorinë, ishin 114 deputetë duke votuar në parim ligjin. Dy të tjerë votuan kundër dhe po aq abstenuan, ndërsa tre deputetë, nuk morën pjesë në votim.

kurse tre ishin kundër. Sakaq u regjistrua një abstenim, kurse një tjetër, nuk mori pjesë në votim.

Më pas u bë votimi nen për nen dhe në fund votimi në tërësi i ligjit për Prokurorinë në Republikën e Shqipërisë.

Në votimin në tërësi, votuan pro 116 deputetë, dy kundër, katër abstenuan dhe një deputet, nuk mori pjesë në votim.

a.l/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›