LSI: Sistemi i pronave, në kolaps
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi dje reagimin e qeverisë shqiptare për çështjen e pronave. Zv.sekretarje e Përgjithshme, Brizida Gjikondi, tha se sistemi i pronësisë ka hyrë në kolaps. Ajo përmendi zvarritjen që solli djegien e fondit prej 500 milionë lekësh, fond i alokuar nga qeveria, i cili do të shërbente për kompensimin e ish-pronarëve. “Pavarësisht rregullimeve me ligj dhe korrektësisë së ish-pronarëve në plotësimin e dokumentacionit sipas afateve të përcaktuara në ligj, ata sërish u mashtruan nga demagogjitë e kësaj qeverie”, - tha Gjikondi. Sipas saj, një skandal tjetër është ai që ka të bëjë me injorimin e vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, vendim i cili ndryshon tërësisht procedurat e ndjekura deri më tani në procesin e Legalizimit. “Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese me dashje është injoruar nga qeveria shqiptare, për më tepër që nga kjo qeveri mbledhja e taksave të legalizimit sipas ligjit të vjetër do e shndërroj këtë të fundit në një qeveri piramidale përpara shqiptarëve”, - shtoi më tej ajo.
Gjikondi theksoi se nga ana e Kryeministrit Berisha iu caktua zv.kryeministrit Pollo si detyrë që brenda fundvitit 2008 të realizonte një inventar tërësor të ndarjes së pronave sipas ligjit 7501, si dhe të gjitha pronave shtetërore. “Sot jemi më 28 dhjetor 2008 dhe ende nuk kemi asnjë informacion për plotësimin ose jo të këtyre detyrave dhe impenjimeve ligjore”.