Ndërtimet pa leje,banorët përleshen me policinë

Policia e Lushnjes është konfrontuar me banorët e fshatit Bubullimë pas ndërhyrjes për prishjen e 30-të ndërtimeve pa leje. E teksa në zonë kanë mbërritur fadromat për të shembur ndërtimet pa leje, banorët e fshatit kanë kundërshtuar duke sulmuar me sende të forta uniformat blu. Burime nga policia e Lushjes bëjnë të ditur se 30-të ndërtimet pa leje kanë qenë mure rrethues të ndërtuara pas viteve '90. Pronarëve të këtyre mureve rrethues u ishte dërguar njoftimi për prishjen e tyre pasi zyra e urbanistikës së komunës do të kryente rregullime e rikonstruksione në rrugët kryesore të fshatit duke i zgjeruar ato si dhe duke i bërë me trotuar.Ndërkohë, janë shoqëruar për në polici 10-të banorë të fshatit të cilët janë marrë në pyetje lidhur me çështjen.