E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket prej 3 ditësh 18 vjecari, familjarët apel për ndihmë

TIRANE- Zhduket prej 3 ditësh një 18 vjecar , i cili ishte sapo ishte kthyer nga Greqia. E ëma e Konstandin Zotaj ka dhënë alarmin për zhdukjen e të birit pasi nuk ka asnjë informacion për të që prej datës 17 mars.
Znj. Evgjeni Zotaj bën të ditur se 18 vjecari është nisur nga Athina drejt Shqipërisë në datën 16 mars dhe ka mbërritur shëndoshë e mirë tek disa të afërm në Gjirokastër. Një ditë më pas ai është nisur drejt Vlorës për të takuar të afërmit e tjerë dhe që prej atij momenti askush nuk di asgjë për fatin e të riut.

Familjarët theksojnë se Kostandini ndodhej në Shqipëri për të aplikuar për pasaportën biometrike ndërsa specifikojnë se kjo nuk ishte hera e parë që ai udhëtonte i vetëm drejt vendlindjes. Ata konfirmojnë që djali nuk ka patur asnjëherë probleme me askënd si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

Mësohet se të afërmit e 18 vjecarit kanë bërë denoncimin e komisariatin e policisë së Vlorës, por sipas tyre përgjigjja që kanë marrë është se kërkimet mund të fillojnë vetëm pasi të kenë kaluar 5-6 ditë nga zhdukja e djalit.
Familjarëve nuk u mbetet gjë tjetër vecse të bëjnë apel për ndihmë, për këdo që ka informacion apo e ka parë djalin e tyre.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›