“Ndezësi” sekuestrohen 27 kallëpe tritol në Shkodër
SHKODëR- 27 kallëpe tritol si dhe një sërë materialesh e municionesh të kundraligjshme, janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në banesën e një shtetasi në komunën e Hajmelit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se operacioni policor i koduar “Ndezësi” u ndërmor nisur nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Qarkun Shkodër, ku janë vendosur lëndë plasëse në dy banesa të shtetasve Gjon Lepuri dhe Bashkim Dushi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Roland Lumçi, vjeç 21, banues në Pistull të komunes Hajmel, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 27 kallëpë lëndë plasëse (tritol), 16 kapasolla fitilndezës, 3 kuti me barut, 4 kapsolla elektrike, 3 meter filtil, 1 thikë e 36 fishekë.
(e.n/BalkanWeb)