E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD monitorim vendimeve të marra nga gjyqësori

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka marrë përsipër një detyrë të re. Atë të monitorimit të vendimeve të marra nga Gjyqësori. Këtë e prezantoi sot presidenti i vendit, Bamir Topi.

“Mendojmë të shkojmë në dy linja kryesore, në monitorimin me seriozitet institucional të vendimeve të marra nga ky këshill. Duke i dhënë në mënyrë absolute prioritet të vërtetës dhe jo favorizimeve ndaj individëve të caktuar” – është shprehur Topi në mbledhjen e sotme. “Është e nevojshme që ky këshill të ketë debat, pasi ka vendimmarrje. Në momentin që ka vendimmarrje ky Këshill duhet të punojë në mënyrë shumë të unifikuar. Mbas vendimmarrjes mbrohen ngjyrat e institucionit, dhe ka të bëjë me rritjen e parametrave të këtij institucioni”.

“Përfytyroni sa e dëmshme do të ishte që përtej këtij institucioni të vazhdonin influenca në strukturat e tjera të sistemit të drejtësisë, për të favorizuar individë të veçantë, të cilët nuk kanë nevojë të favorizohen. Për këtë duhet të funksionojë drejtësia” – ka përfunduar Topi..

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›