E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu : Jam gati për hetime

Pas dorëzimit të detyrës si ministër i Mbrojtjes, Fatmir Mediu duke folur për mediat, është shprehur se është gati të hetohet dhe të vejë në dispozicion çdo gjë që di për ngjarjen e municioneve. Nuk kam reaguar ndaj akuzave për respekt të atyre që u dëmtuan nga shpërthimi- ka thënë Mediu për mediat. “Nuk kam asnjë marrdhënie personale apo institucionale me trafikun e armëve”. Sipas tij artikulli i Neë York Times është i trilluar nga gazetarët.

Në gazetën Neë York Times shkruhej se: Qeveria shqiptare ka qenë tepër e egërsuar nga pohimet e kosta Trebickës. Sali Berisha, Kryeministri, ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe Pinari mohuan përfshirjen e tyre në këtë çështje. Por Trebicka tha se pasi paraqiti shqetësimet e tij rreth EVDIN në Ministrinë e Mbrojtjes, kompania e tij u nxorr jashtë kontratës së ripaketimit. Më 11 qershor 2007, zoti Trebicka dhe Diveroli kryen një bisedë telefonike rreth problemeve të kryerjes së biznesit në Shqipëri.  Fjala e Mediut sot para mediave

Nuk do të lejoj askënd, të përpiqet në mënyrë manipulative, të abuzojë me personin tim për veprimet apo mos veprimet e bëra për ngjarjen e Gërdecit. Nuk mund të lejoj astrillimet gazetareske të cilat përpiqen të hedhin baltë mbi personalitetin tim. E kuptoj se shumë njerëz të ndershëm kanë shumë dilema lidhur më këtë çështje, dhe duan të dinë të vërtetën. Kushdo do ta kishtë të vështirë të dallonte të vërtetën nga manipulimi.

Por unë deklaroj pa asnjë hezitim se në cilësinë time si Ministër i Mbrojtjes nuk kam qënë dhe s’jam pjesë e ndonjë veprimi të paligjshëm, përjashto marrëdhëniet rigorozisht vetëm ligjore me funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave të armatosura

Unë skam asnjë marrëdhënie me biznesmenë përfitues në mënyrë kriminale. Kjo është e vërteta që nuk konfirmon intrigat e ndonjërit.

Këto ditë kanë shërbyer si reflektim për mua në detyrën si qytetar, si ministër, si politikan. Kam pasur kohë të mendoj se cilat kanë qenë përgjegjësitë e mia si ministër i mbrojtjes dhe nuk shoh asnjë veprim të paligjshëm në këtë detyrë. Unë jam gati të dal para drejtësisë dhe të jap dëshminë time për ngjarjen e ndodhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›