Braçe: “Kuvendi zhduk kërkesën e Prokurorisë”
Autori i Lajmit: red.Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe, akuzon Kuvendin se ka zhdukur kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha. Braçe tha se për të fshehur këtë shkelje, fillimisht mungon shefja e protokolit dhe më pas edhe punonjësi që ka marrë në dorëzim dokumentin. Ai paralajmëroi se PS po përgatit procedim penal për shpërdorim detyre për të dy këta punonjës të administratës së Kuvendit. Braçe pretendon se zhdukja e këtij dokumenti është bërë me urdhër, në mënyrë që ai të mos bëhet pjesë e punës së Parlamentit gjatë kësaj jave, siç e parashikon rregullorja e Kuvendit dhe Kushtetuta. Numri dy i deputetëve socialistë, në emër të transparencës së deklaruar në Parlament, i kërkoi ministrit Basha të japë dorëheqjen.
Ky lajm është publikuar: 17/10/2007