E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis aksioni global "t i përgjigjemi sfidave të moshimit"

Autori i Lajmit: Red.Shoqëria Shqiptare për të gjitha Moshat (ASAG), një organizatë me veprimtari 10-vjeçare, i bashkohet Organizatës Ndërkombëtare të Moshimit për fushatën globale "Age Demand Action" në favor të Moshës së Tretë. "Kjo moto, një zë global që synon t i përgjigjet sfidave dhe mundësive të moshimit, kërkon vlerësimin e rolit vital të të moshuarve në shoqëri dhe një paketë pensionesh universale ndihmëse, kujdes shëndetësor falas dhe legjislacion antidiskriminues", u shpreh drejtoresha Ekzekutive e ASAG, Mira Pirdeni, sipas të cilës kjo lëvizje po mbështetet nga politikanë, njerëz të shquar, artistë dhe muzikantë, madje edhe të laueruar me çmimin Nobel nga e gjithë bota. Përfshirja e ASAG në këtë aksion global me fokus moshën e tretë, u konsiderua nga Pirdeni si një oportunitet mjaft i vlerësuar dhe i mirëpritur, "përmes të cilës do të kërkojmë përmirësimin e politikave dhe praktikave mbi moshimin në Shqipëri".
Ky lajm është publikuar: 17/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›