Braçe: “ARMO, prokuroria të nisë hetimet”
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste fajëson Qeverinë Berisha për shkallën e lartë të korrupsionit në vend. Ndërsa i kërkon prokurorisë të nisë hetimet për abuzimet me ARMO-n. Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe pohoi dje se përkeqësimi i tmerrshëm i treguesve të korrupsionit në vetëm një vit, në vitin simbol, të parin si vend anëtar i NATO-s, tregon një dështim të madh dhe të patolerueshëm të Qeverisë. “Leximi faktik, jo politik, i treguesve të korrupsionit, dëshmon se shqiptarët janë vjedhur dhe Familja që na qeveris është pasuruar. Të dhënat dëshmojnë se kapja e shtetit nga Familja ka rrëzuar sistemin, ka demoralizuar deri në shpërbërje institucionet ligjzbatuese, ka themeluar sistemin e ri, në Republikën e Korrupsionit, që ka ligj bazë, të detyrueshëm për çdo gjykatës e prokuror, ligjin e pandëshkueshmërisë për çdo qeveritar, pjesë e Familjes së Sali Berishës, si kudo e për çdo familje tipike mafioze”, - tha ai. Braçe shtoi më tej se të dhënat e TIA-s, dëshmojnë se prona publike, krijuar nga kontributi i çdo shqiptari, është shpërdoruar nga të preferuarit e kryeministrit, ashtu siç është shkatërruar dhe tregu i lirë. Braçe renditi një sërë të dhënash që, sipas tij, vërtetojnë këto abuzime të mëdha të Qeverisë dhe të të zgjedhurve të saj. “Për ta bërë edhe më faktik leximin e treguesve të korrupsionit, po i referohem sektorit strategjik të naftës, dy ndërmarrjeve: ARMO e ALBPETROL, Raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për këto 9 muaj të parë të vitit. Dëmi efektiv, në veprimtarinë ekonomiko- financiare, në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore: në ALBPETROL sh.a Patos, në vlerën e 2.610 563 000 lekë të reja, e cila përfaqëson moslikuidimin e faturave të shitjeve të produkteve nga ARMO deri në fund të vitit 2008 dhe nga diferenca në çmim të këtyre shitjeve! Pra dëm efektiv ardhur shtetit nga borxhet e kompanisë ARMO, privatizuar, favorizuar si monopol, për klientin tashmë me nam të Familjes që na qeveris!”, - tha ai. Dëmi, shtoi Braçe, është i barabartë me rrogat për një vit e tetë muaj të mbi 4000 naftëtarëve të Kuçovës, Fierit, Ballshit, të cilët kanë tre muaj pa marrë rrogat e ligjshme. Mjafton vetëm ky fakt, sipas tij, që prokuroria të nisë hetimet, të zbërthejë juridikisht mekanizmin e krimit me këtë dëm efektiv, të ndëshkojë zyrtarët e përfshirë në këtë krim penal dhe të kthejë paratë në arkën e shtetit. “Është e dyta herë, për të njëjtën çështje, që në emër të PS i kërkojmë prokurorisë sqarim! Për shqiptarët! Për vete jemi të qartë! Heshtja e derisotme nuk është sfidë ndaj nesh, por nënshtrim para ligjit të pandëshkueshmërisë së Familjes, - tha ai. Ndërkohë që deputetja e PS-së, Olta Xhaçka, duke përmendur raportin e TIA-s, për indeksin e korrupsionit, i bëri thirrje Berishës që të dëgjojë këshillat e ndërkombëtarëve. “Ne i themi Sali Berishës që, në vend që të na e shesë si një mrekulli faktin që pas plot shtatë muajsh Bashkimi Evropian vendosi të hapë zarfin me kërkesën e Shqipërisë për tu pranuar si vend kandidat, bën mirë tu vërë veshin shqetësimeve të opozitës, publikut shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar për korrupsionin e oborrit të tij”, - tha ajo. Xhaçka shtoi se “në vend që të tallet me të madh e të vogël, duke akuzuar opozitën, ai bën mirë të fillojë të na tregojë se ka vullnetin për ta adresuar këtë problem, duke filluar me Fatmirin, Damirin, Lulzimin, Sokolin, Fahriun, Shkëlzenin, Argitën, Rrahmanin... e gjithë të tjerët”.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2009