Reagon PD: “Opozita të vijë në Kuvend për të luftuar korrupsionin”
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të raportit të Transparency International për indeksin e korrupsionit në vend si dhe komenteve të opozitës. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, pohoi dje se Rama dhe deputetët e tij ndërtues duhet të futen në Parlament dhe të japin kontributin e tyre përkrah mazhorancës në luftën kundër korrupsionit. “Kryetari i Partisë 1 pallat, 1 votë nxori sot zonjushën Xhaçka, e cila në një klizëm para kamerave akuzoi Qeverinë në lidhje me raportin nga TIA. E vërteta është që kështjella e vetme e korrupsionit në Shqipëri ka mbetur Bashkia e Tiranës. Korrupsionin e mbron Edi Rama, i cili vetëm gjatë vitit 2008 mori për vete së bashku me Eftimin dhe Shkrelin e tij 70% të lejeve të ndërtimit. Korrupsionin e mbron Edi Rama që nuk dërgon për miratim Planin Rregullues të Kryeqytetit në KRRTRSH”, - tha ajo. Ajo shtoi se kryetari i Bashkisë e ka kthyer praktikën e marrjes së lejeve të ndërtimit në praktikën më korruptive dhe abuzuese në planet. “Korrupsionin e mbron Edi Rama dhe ata që bllokojnë heqjen e imunitetit dhe votimin e ligjit për Gjykatën Administrative. Në përfundim i bëjmë edhe një herë thirrje Edi Ramës dhe deputetëve të tij ndërtues të futen në Parlament dhe të japin kontributin e tyre përkrah mazhorancës në luftën kundër korrupsionit”, - deklaroi ajo.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2009