E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: “Rama nuk mund të marrë pushtetin me kërcënime”

Autori i Lajmit: Redaksia
Lëvizja Socialiste për Integrim është shprehur e shqetësuar lidhur me deklaratat e opozitës pas ftesës së mazhorancës për të kontribuar për integrimin e vendit. “Kush alarmohet për korrupsion se Shqipëria qenka e 95-ta në botë, kur në klasifikimin për procesin e lejeve të ndërtimit, Bashkia e Tiranës është e 173-ta në botë, dhe për këtë duhet të reflektojë sa më parë. Kush shqetësohet për tunelin e Kalimashit? Është pikërisht ai që është gëzuar për çdo problem që ndodhte atje, pasi ka qenë kundër ndërtimit të kësaj vepre historike dhe ka hedhur baltë pa fund ndaj saj, ndërkohë që balta mbyt Tiranën vetëm mbas pak orëve me shi”, - tha numri dy i LSI-së, Edmond Haxhiansto. Sipas tij, kërcënimet qesharake se do të përmbysë qeverinë janë fundi i iluzionit se atë që nuk arriti dot me paratë e tij të ndotura më 28 qershor nuk mund ta realizojë dot në një Shqipëri gjithnjë e më shumë evropiane dhe tashmë anëtare të NATO-s. Haxhinasto shtoi se paratë e mbetura dhe të shpërdoruara keq në mitingje me antiideale personale janë modeli antievropian i drejtuesve që shtetin dhe Shqipërinë e shikojnë thjesht dhe vetëm si një nga xhepat e kuletës së tyre dhe si të tilla nuk mund të jenë mitingje të popullit, por refleksione të një biznesi privat të dështuar. Pas deklaratave të tij reagoi PS. “Vasili zëdhënien e Berishës kundër opozitës le tia lërë Metës që e ka pjesë të kontratës së martesës, ku zoti Vasili është thjesht një krushk nga ata që venë në dasma vetëm për të ngrënë”, - tha zëdhënësja e selisë rozë, Armela Imeraj.

Ky lajm është publikuar: 19/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›