Hapja e kutive Protesta e nëntorit, Rama shpërndan ftesat
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e opozitës, e cila do të zhvillohet më 20 nëntor. Ai ka dalë dje derë më derë në çdo familje të rrugës “Komuna e Parisit”, por dhe në bizneset e kësaj zone për ti ftuar qytetarët të bëhen pjesë e këtij reagimi qytetar. Edi Rama në këto takime spontane për të sensibilizuar qytetarët e Tiranës e ka cilësuar si demagogji të paturpshme deklaratën e kryeministrit Berisha, kur mohoi kontributin e opozitës për anëtarësimin në NATO. Sipas tij, çdo qytetar ka arsye të protestojë sot për standarde më të këqija të jetesës, për nivelin e lartë të korrupsionit apo për sjelljen arbitrare ndaj biznesit. Rama shtoi se kreu i Qeverisë nuk mund të mohojë kontributin e socialistëve.
Ftesa
“Me paturpësinë më të madhe, sot Sali Berisha po mohon rolin historik të opozitës, ndërkohë që edhe në NATO do të kishim hyrë më përpara, nëse Sali Berisha nuk do të ishte bërë pengesë me shembjen e shtetit gjatë pushtimit të parë të Republikës. Sot unë jam këtu, për tu kërkuar personalisht qytetarëve e qytetareve të Tiranës, të gjithë ata që duan të jetojnë të lirë; të gjithë ata që duan të kenë të drejta të barabarta me pinjollët e familjes në pushtet dhe me kryefamiljarin që e ka kthyer qeverinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve në një mjet për pasurimin e tij; të gjitha bizneseve që nuk duan të falimentojnë në janar, për shkak të kalimit arbitrar si biznes i madh nën regjimin e taksave të papërballueshme; të gjithë të papunët; të gjithë mësuesit; të gjithë mjekët; të gjithë ata që konsiderohen si qytetarë të dorës së dytë në këtë vend; të gjithë ata që sot nuk e gjejnë te Maliqi të drejtën që u ka dhënë ligji; të gjithë shqiptarët e shqiptaret, që më 20 nëntor, pasdite në sheshin “Skënderbej”, kanë të gjitha arsyet e Zotit dhe të ligjit, për ti rezistuar këtij pushteti të korruptuar që po e zhyt përditë Shqipërinë në një zullum”, - tha ai. Sipas Ramës, ky zullum reflektohet edhe në listën e publikuar nga TIA, ku jemi pas Ugandës, pas Ruandës dhe në shoqërinë e atyre ish-republikave sovjetike të një korrupsioni dhe një diktature të pushtetit të parasë dhe të parasë së pushtetit, model që ne e refuzojmë dhe do ta shpërbëjmë me çdo mjet dhe me çdo çmim. Opozita do të protestojë në kryeqytet më 20 nëntor pas një turi të gjatë në gjithë Shqipërinë. Pas protestës së fundit në Fier, deputetët socialistë kanë diskutuar dhe detajet e fundit të organizimit të tubimit. Burimet nga ky takim pohuan se mitingu i madh në kryeqytet do të nisë në orën 17:00 të ditës së premte dhe do të vazhdojë deri ditën e diel. Në të janë të ftuar të gjithë qytetarët nga gjithë vendi. Por ky është vetëm hapi i parë ndërkohë që më pas, rreth orës 22:00 fillon dhe hapi i dytë. 60 deputetët socialistë do të kenë me vete 50 mbështetës secili, pra rreth tre mijë persona, të cilët do të vazhdojnë më tej protestën. Por në natën e parë të protestës do të qëndrojnë vetëm 30 prej tyre me 1500 mbështetësit, të cilët do ta kalojnë natën nëpër çadra. Protesta e përgjithshme do të vijojë edhe gjatë ditës së shtunë dhe në mbrëmje 30 deputetët dhe mbështetësit e tyre do të zëvendësohen me 30 deputetët e tjerë dhe 1500 mbështetësit e tyre. Burimet saktësuan se ditën e diel mbyllet protesta e Partisë Socialiste dhe gjithë partive të tjera që e mbështesin atë.
Berisha: “Rama, në vend që të festojë, shpërndan trakte te Komuna e Parisit”
Kryeministri Sali Berisha ka replikuar përsëri në distancë me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë ai ka komentuar dhe vizitën e Ramës nëpër familjet kryeqytetase për ti ftuar në protestë. Berisha ka pohuar se pa përfillur vendimin e Komisionit Evropian, Rama shpërndan trakte te “Komuna e Parisit”. Berisha ftoi përsëri opozitën për dialog politik në kuadër të reformave të nevojshme për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. “Edhe një herë, gjej rastin të ftoj opozitën për bashkëpunim, ti lërë praktikat, të cilat i ka gjetur vetë si pemë pa kokrra. Po më rikujton mitingun e datës 4 prill. Kur vendi anëtarësohej në NATO, bëhej miting proteste. Tani, në vend që të festojë, siç unë e ftova që të dalim së bashku ta përshëndesim këtë akt, shpërndan trakte tek Komuna e Parisit”, - tha ai. Sipas Berishës ky nuk është roli që opozita duhet të luajë në shoqëri. “Komuna e Parisit është arkivuar në histori me Gavrosh dhe sankylotë të tjerë. Tani është periudha e idealeve evropiane dhe nuk ka ideale më të dëshiruara për çdo qytetar shqiptar. Nuk mund të nxish në festë. Dhe kjo është festë. Si ky vendim, po ashtu edhe mesazhi i qartë për liberalizimin e vizave që u dha dje në mbledhjen e ministrave të Brendshëm dhe nga zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Barrot”, - tha ai. Një ditë më parë, të tjerë përfaqësues të mazhorancës qeverisëse si Ilir Meta dhe Jozefina Topalli kanë ftuar opozitën në Kuvend. Zëvendëskryeministri Meta ka theksuar se është në të drejtën e opozitës që të bëjë protesta, por sipas tij, në një moment të tillë për Shqipërinë, ajo duhet të ketë si objektiv kontributin e saj për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. "Është e drejta e opozitës të bëjë protesta, por mendoj se në një moment historik, edhe opozita si qëllim kryesor të saj duhet të ketë kontributin për procesin e integrimit evropian. Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i ka bërë thirrje opozitës që të bëhet pjesë e Parlamentit, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet kompromisi politik. Sipas Topallit, opozita duhet të jetë në Kuvend për të mos humbur rastin që të japë kontributin në ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. "Është një rast, të cilin opozita nuk mund ta humbasë. E humbi shansin për të qenë në Parlament, për të kontribuar gjatë këtyre dy muajve për tu bërë pjesë e kësaj fitoreje”,- ka thënë Topalli.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2009