Korrupsioni në Shqipëri Lohan: “Raporti i Transparency, lajm i keq për Tiranën”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, e konsideron raportin e Transparency International një lajm të keq për Tiranën zyrtare. Në fjalën e tij gjatë konferencës rajonale për biznesin, që u zhvillua dje paradite, ambasadori Lohan theksoi se niveli i korrupsionit në vend mbetet mjaft shqetësues. Ai ka kërkuar të realizohen reformat e duhura dhe të bëhet më shumë në luftën antikorrupsion. Ambasadori i KE-së shtoi se biznesit i duhet të përballojë një kosto të lartë, ndërsa vlerësoi se mungesa e gjykatës administrative është problematike. Lohan kërkoi që ligji për këtë gjykatë të miratohet sa më parë, dhe nënvizoi se mungesa e opozitës në Kuvend përbën një problem për mosmiratimin e mjaft ligjeve të rëndësishme. “Nevojitet prania e opozitës në Kuvend për të miratuar një sërë ligjesh të rëndësishme siç është ai për Gjykatën Administrative për të shtuar edhe më tej luftën kundër korrupsionit dhe mbështetjen ndaj biznesit”,- ka theksuar ai. Lohan siguroi gjithashtu se Komisioni Evropian do të vijojë të mbështesë Shqipërinë me asistencë dhe këshillat e duhura për përparimin e vendit.
Reagimi
“Të dhënat e Transparency International janë mjaft shqetësuese për Shqipërinë. Është shumë e rëndësishme që të bëhet më shumë në luftën antikorrupsion”, - ka theksuar dje ambasadori i KE-së, Helmut Lohan. Të njëjtin shqetësim kanë paraqitur dy ditë më parë dhe ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian. Menjëherë pas publikimit të këtij raporti kanë reaguar në një deklaratë të përbashkët ambasadorët e Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Mbretërisë së Bashkuar, dhe i Ngarkuari me Punë i Suedisë. Ky sondazh është konsideruar si indeksi më i besueshëm për matjen e korrupsionit në nivel ndërkombëtar. “Rënia në rang ndërkombëtar e Shqipërisë është lajm i keq. Ne shpresojmë se kjo renditje do të inkurajojë fuqishëm Shqipërinë për të implementuar në mënyrë urgjente masa për ndryshimin e kësaj tendence dhe për të treguar rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet. Kjo do të jetë thelbësore për të çuar para integrimin e Shqipërisë në BE dhe për përmirësimin e mjedisit të biznesit për të tërhequr më shumë investime ndërkombëtare të nevojshme”, - ka deklaruar ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Bernd Boshardt, në emër dhe të kolegëve të tij. Ambasadorët përsëritën gatishmërinë e qeverive të tyre për të vijuar mbështetjen e Shqipërisë në këtë luftë kundër korrupsionit. Sipas raportit të TIA-s, korrupsioni në vendin tonë është më i lartë se një vit më parë. Sipas shkallës së vlerësimit nga 10 te 0, përkatësisht nga niveli më i ulët i korrupsionit në një vend që është shumë i korruptuar, Shqipëria është vlerësuar me një koeficient prej 3.2. Shqipëria është renditur e parafundit sa i përket rajonit ballkanik, si vendi më i korruptuar. Kështu Serbia është pozicionuar në vendin e 83 me koeficient 3.5, Rumania, Greqia e Maqedonia dhe Bullgaria në vendin e 71 me një koeficient 3.8. Mali i Zi është renditur në vendin e 69 me një koeficient 3.9, Kroacia në vendin e 66 me koeficient 4.1. Shqipëria lë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën, e pozicionuar në vendin e 99 me koeficient 3. TIA ka pohuar se në Evropën Juglindore, pjesëmarrja e pritshme në Bashkimin Evropian nuk ka ndikuar si një faktor kryesor për të nxitur përpjekjet antikorrupsion.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2009