Braçe-Balla: Rekrutët politikë, shkatërrim i imazhin të Shqipërisë në botë
Një dite pas publikimit nga mediat shqiptare të lajmit për arrestimin me 65 kilogramë heroinë të Agim Haxhiut, sekretar i dytë i ambasadës shqiptare në Maqedoni ka reaguar nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erjon Braçe. Ai deklaroi para selisë së Ministrisë së Jashtme se të rekrutuarit politikë po shkatërrojnë imazhin e Shqipërisë në botë.
Ministria e Punëve të Jashtme, selitë diplomatike po kthehen turpësisht në depozita droge, makinat me targa diplomatike po kthehen në makina droge dhe përfaqësitë në trafikantë droge. Në harkun e 6 muajve kjo ministri është përfshirë në xhiron e trafikut të drogës prej një milionë eurosh, u shpreh Braçe. Ndërkohë deputeti tjetër socialist, Taulant Balla, theksoi se përfshirja në trafik ndërkombëtar droge e Haxhisë, pason rastin e shoferit të ambasadorit tonë në Romë, të arrestuar nga policia italianë për transport kokaine.