E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Drejtësia, dënim edhe për të faktuarit si trafikantë, si Braçja dhe Balla

Partia Demokratike ta reaguar dje pas deklaratës së deputetit të PS, Taulant Balla, i cili u shpreh se diplomacia është një emigracion i organizuar i militantëve. Me anë të zëdhënëses së saj, Erla Mëhilli, PD ka reaguar duke deklaruar se Taulant Balla është i faktuar si trafikant qeniesh njerëzore dhe Erjon Braçe i faktuar si asistent i Dondollakut por dhe i Kadriovskit. Duke shfrytëzuar aktin kriminal të punonjësit të Ambasadës Shqiptare në Shkup u vërsulën me tërbim kundër diplomacisë shqiptare. Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe aktin e diplomatit të Ambasadës tonë në Shkup dhe pret që drejtësia ti jap dënimin më maksimal por në të njëjtën kohë i bën thirrje asaj që këtë dënim tu rezervojë edhe atyre që janë kapur për trafiqe femrash apo drogë e që sot fshihen në emër të imunitetit, atyre si Balla e Braçja e Ramës tu hapë dosjet e ti vendosë para drejtësisë, deklaroi zëdhënësja e PD, Erla Mëhilli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›