E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Pogradec: Brenda 4 viteve do të hapin 100 mijë vende pune

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi dje një miting madhështor në Pallatin e Sportit të qytetit të Pogradecit. Në këtë takim merrte pjesë edhe lideri i LSI, Ilir Meta i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili dhe drejtuesit lokalë të kësaj force politike. Mijëra të rinj dhe të reja, përfaqësues të gjeneratave të ndryshme, që kishin mbushur Pallatin e Sportit, shprehën besimin në fitoren e LSI jo vetëm në Pogradec, por në të gjithë qarkun e Korçës. Kreu i LSI, Meta shprehu kënaqësinë e madhe se shqiptarët në Pogradec, në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë, po bashkohen çdo ditë dhe më shumë me alternativën e LSI, që është së pari, alternativa e së vërtetës, së dyti e shqiptarizmit, dhe së treti, e realizimit të Shqipërisë Europiane, jo me fjalë por me vepra. Meta theksoi se LSI hyn në këto zgjedhje me programin më të qartë, më realist, më konkret, i cili nga fillimi dhe deri në fund ka si kryeprioritet punësimin e shqiptarëve. Ne besojmë dhe për këtë jemi të bindur se i kemi të gjitha mundësitë, të gjitha resurset që të gjithë shqiptarët të mos jenë më të varfër, u shpreh Meta, duke vijuar më tej se forca e tij politike ka të qartë në programin e saj hapjen e 100 mijë vendeve të reja pune për shqiptarët në katër vitet e ardhshme, përmes programeve ekonomike, fiskale arsimore, përmes një programi shumë të qartë dhe mirëstudiuar për të nxjerrë bujqësinë nga kriza, e cila sot është në një kolaps të plotë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›