Braçe: “Berisha izoloi shqiptarët”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Raporti për vizat
Partia Socialiste bën përgjegjëse qeverinë "Berisha" për ndëshkimin e Komisionit Evropian, që për mospërmbushje të kushteve, ka lënë sërish në klasë vendin tonë, duke e penalizuar për lëvizjen e lirë të shtetasve. Gjatë një deklarate për mediat, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Erion Braçe, akuzoi Berishën se vuri interesat e të birit përpara atyre kombëtare, duke iu referuar fakteve të publikuara në media, ku djali i Kryeministrit akuzohet për afera korruptive me tregtinë e armëve. Në fjalën e tij, Braçe tha se ishte Berisha që me regjimin e tij diktatorial dogji shansin që BE-ja u dha shqiptarëve, duke i izoluar ata. Sipas një pjese të raportit, që ka gjetur publikim në media, KE nuk ka gjykuar se vendi ynë plotëson kushtet e nevojshme për të pasur një liberalizim të vizave.
Reagimi
Një ditë pasi u publikuan pjesë nga raporti i Komisioni Evropian, ku paralajmërohet se Shqipëria nuk i ka përmbushur kriteret për të përfituar liberalizim të vizave, reagon PS. “Detyrimet e fundit nga BE kanë ardhur jo më larg se 1 vit e gjysmë më parë. Raporti i djeshëm e tregon më së miri, më së qarti, se qeveria e Sali Berishës po ua mohon këtë shans që vendet e Bashkimit Evropian u kanë ofruar shqiptarëve. Pra, një mundësi që të gjithë shqiptarët të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Për fat të keq, midis shqiptarëve dhe djalit të tij biologjik, por dhe atij politik, Sali Berisha zgjodhi interesat e djalit të tij”, - tha ai. Braçe theksoi se në krye të të gjitha vlerësimeve që dje dhe sot mbërritën në Shqipëri nga Komisioni i Bashkimit Evropian, është çështja mbi të gjitha e pavarësisë së gjyqësorit, e cenuar rëndë pikërisht për interesa personale të Sali Berishës dhe të djalit të tij biologjik, por dhe atij politik, të përfshirë në korrupsion. “Ndaj unë do të doja që t u apeloja sot shqiptarëve, që me votë më 28 qershor, t u japim fund gënjeshtrave të pafundme të Sali Berishës. T i japim fund mungesës së seriozitetit të Sali Berishës përballë vendeve të Bashkimit Evropian. T i japim fund mungesës së përgjegjshmërisë së qeverisë dhe të Sali Berishës përballë detyrimeve që burojnë nga Bashkimi Evropian dhe që u garantojnë shqiptarëve më në fund lëvizjen e tyre të lirë”, - bëri thirrje Braçe. Deputeti socialist u shpreh i bindur se që nga data 29 qershor, qeveria e re e Partisë Socialiste dhe aleatët e saj, do të përmbushin të gjitha detyrimet që Bashkimi Evropian ka vendosur si detyra shtëpie për qeveritë apo për qeverinë e Republikës së Shqipërisë. “Natyrisht, do t u garantojmë përfundimisht, duke filluar nga janari i vitit 2010, lëvizjen e lirë shqiptarëve, pa viza, në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian”, - tha ai. Po dje, reagoi dhe G99, e cila fajësoi qeverinë aktuale për këto rezultate. “Ne qytetarët shqiptarë do të mbetemi pas murit Shengen , por këtë herë jo për faj të Evropës e ambasadave, por vetëm për shkak të paaftësisë së qeverisë sonë për të arritur standardet e nevojshme”, - tha Arbi Mazniku.
Ky lajm është publikuar: 19/05/2009